Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja në Kallamata, krimineli ishte në makinë me viktimat Empty Vrasja në Kallamata, krimineli ishte në makinë me viktimat

Fri 2 Dec 2011 - 13:56
Vrasja në Kallamata, krimineli ishte në makinë me viktimat 48986KALLAMATA - Vazhdojnë të dalin në dritë detaje mbi vrasjen e dyfishtë dhe shumë të tmerrshme, që ndodhi të martën në mbrëmje në fshatin Plati, në Kallamata të Greqisë.

Mediat greke thonë se policia dyshon që autori i krimit ka qenë bashkë me viktimat në makinë.

Nga përpunimi i të dhënave në vendin e krimit, duket se vrasësi gjakftohtë e ka qëlluar me një armë gjahu në kokë 35 vjecarin, ndërsa ai ishte duke ngarë makinën. Qëllimi ka qënë që makina të bjerë në mënyrë të pakontrolluar në kanal dhe uji ta merrte me vete së bashku me viktimën.

Sipas policisë, fëmija u bë dëshmitar i asaj që ndodhi brenda makinës. Kjo e ka frikësuar autorin e krimit që e qëlloi 3 vjecarin e pafajshëm, me thikë në qafë.

Nuk duket që krimi të jetë paraprirë nga ndonjë përleshje mes kriminelit dhe viktimës 35 vjecar.

Policia ka hasur në vështirësi për gjetjen e shenjave që do ndihmonin në identifikimin e shpejtë të autorit, pasi makina ra në kanal dhe u mbush me ujë.

Të dhënat e para të policisë bazuar edhe në dëshmitë e personave të njohur, bëjnë fjalë se vrasja ka ndodhur për konflikte ekonomike, por ende nuk është e qartë nëse autori është një, apo më shumë. Saçma e ciftes dhe disa sende të tjera, do të mund çojnë policinë në gjurmët e kriminelëve.

Ironia është se fëmija i pafat 3 vjeçar gjendej në Greqi vetëm prej një muaji. Ai ishte i vogli i familjes dhe jetonte me nënën e tij në Shqipëri. Për shkak se familjen e kishte larg, Filipi e shihte shumë rrallë fëmijën e tij dhe ditët e fundit po përjetonte me gëzim, faktin që e kishte pranë.

Bashkëshortja e viktimës Filip Mezani, nëpërmjet një përkthyesi ka dëshmuar në polici duke thënë se nuk jetonte në Greqi, ndaj nuk dinte lidhjet e bashkëshortit të saj në fshatin ku ai jetonte.

Policia thotë se hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë, janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të kemi emrin e atij, që e kreu krimin makabër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi