Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Tiranë, digjet një makinë para kryeministrisë. Shoferi: Ishte aksidentale Empty Tiranë, digjet një makinë para kryeministrisë. Shoferi: Ishte aksidentale

Thu 1 Aug 2013 - 13:41
TIRANË-Një automjet ka ndezur flakë para godinës së kryeministrisë, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit.
Tiranë, digjet një makinë para kryeministrisë. Shoferi: Ishte aksidentale A9y6pc
Rreth ores 11:07 minuta News24 në vendngjarje ka transmetuar Live momentet kur automjeti tip golf tresh i parkuar në cep të godinës së qeverisë është ndezur në flakë dhe është djegur brenda pak minutash. Kanë qenë forcat e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në kohë dhe kanë lokalizuar flakët e zjarrit.

Drejtuesi i mjetit, zoti Genci Çuçi rrëfen për mikrofonin e News24 momentet kur makina u ndez në flakë. Sipas tij ngjarja ndodhi krejt rastësisht.
Tiranë, digjet një makinë para kryeministrisë. Shoferi: Ishte aksidentale 2jfj3og
“Isha duke ecur me makinë kur pashë që po nxirre tym tek motorri dhe u detyrova të parkoj dhe ta fik makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa nuk arrita të marr as lap topin që kisha brenda sepse u nxeh aq shumë sa u detyrova të largohem”, u shpreh Gens Çuçi për News24.

Mësohet se automjeti tip Golf është një prodhim i vitit 1995 dhe punon me naftë.

Çuçi shpjegon se gjithçka mund të ketë ndodhur dhe për shkak së vapës së madhe dhe se ngjarja mund të cilësohet aksidentale.
“Besoj se ka pasur një nxehje tek izolacioni i telave dhe për shkak të motit të nxehtë do jenë shkrirë e marrë flakë. Kaq s'ka me teper, thjesht aksident”.

Për shkak se zjarri u ndihmua dhe nga temperaturat e larta makina u dogj tërësisht sic mund ta shihni dhe nga fotot ne BalkanWeb, por fatmirësisht nuk pati dëmtime në njerëz.
BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi