- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Edhe shqiptarët heqin dorë nga Greqia
Mon 1 Jul 2013 - 19:39
Ndërkohë që Greqia po përjeton një eksod të profesionistëve dhe të rinjve, që po i arratisen krizës ekonomike që ka fikur shpresat për të ardhmen, perspektiva është aq e zymtë sa edhe emigrantët shqiptarët, të cilët tentonin të hynin në vend me çdo mënyrë të mundshme, po largohen.
Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), 18 deri në 22 përqind e emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në Greqi, janë kthyer në Shqipëri, rreth 180 mijë në total.
Ta Nea, duke theksuar fenomenin, raporton se taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës, bashkë me mundësitë e kufizuara dhe papunësinë rekord në Greqi prej 27.4 përqind, janë arsyet kryesore të largimit.
“Kriza financiare ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi ynë për t’u riatdhesuar në një vend që edhe nuk e kanë parë kurrë ndonjëherë. Pas shumë vitesh qëndrim në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta,” thuhet në raport.
“Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentonin që ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi,” thuhet në artikull. “Zyrat e emigracionit janë hapur në çdo rreth dhe për ta parashikohet një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje. Vetëm 5 përqind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që të marrin këtë shumë,” shpjegon gazeta.
ACIT thekson se vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend dhe më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. “Shumica e njerëzve kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar shumica e tyre (25 përqind)”.
Nisur nga kriza që ka goditur vendin fqinj, shumica e shqiptarëve- thuajse të helenizuar pas shumë vitesh qëndrim në Greqi- duhet të përballen me vështirësi të shumta, ndërkohë që kostot e dështimit që e shoqërojnë këtë procese janë të tjera probleme të mëdha që i duhen shtuar kësaj situate.

Re: Edhe shqiptarët heqin dorë nga Greqia
Wed 3 Jul 2013 - 1:09
Grekët të shqetësuar “shqiptarët po braktisin vendin” më shumë se 180.000 shqiptarë të riatdhesuar!
Mediat greke, çdo ditë i referohen fenomenit të riatdhesimit të shqiptarëve duke braktisur vendin në masë, gjë kjo aspak e dëshirueshme për Greqinë!
Sipas të dhënave të fundit të dhe të një raporti të bërë publik nga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare, 18% deri në 22% të emigrantëve shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Greqi është kthyer në Shqipëri, përqindje e cila korrespondon me 180,000 njerëz.
“Nuk mund t’i rezistonim rritjes së TVSH-së”, vë në dukje një emigrantë shqiptar për gazetën “Ta Nea”, e cila citon dëshmitë e shqiptarëve të kthye në Tiranë dhe vijon sipas dëshmive të tyre: “Kriza ekonomike po i detyron shqiptarët të vendit tonë për t'u kthyer në një vend që nuk i njeh atë. Pas shumë vite qëndrimi në Greqi, përshtatja në shtëpitë e prindërve tanë, nuk është dhe aq e lehtë tashmë për të gjithë shqiptarët. Pak vite më parë, autoritetet shqiptare u përpoqën për të lehtësuar procesin e integrimit të rinjve që ishin kthyer pas një qëndrimi të gjatë në Greqi. Zyra Emigracioni u krijuan në çdo krahinë dhe janë themeluar për të lehtësuar financiarisht emigrantët e riatdhesuar që të përfitonin ndihmë sociale mujore 8000 leke (rreth 60 euro) për familje. Vetëm 5% e të kthyerve ka kërkuar dhe ka marrë këtë shumë”.
Për mediat greke ky fenomen përbën një problem serioz, pasi tashmë shqiptarët në këtë vend – edhe pse nuk trajtohen siç duhet përball ligjit-, konsiderohen si pjesë e shoqërisë, gjë kjo e inkurajuar nga frika e një numri edhe më të madh emigrantësh të ardhur nga Pakistani, Afganistani, Irani, Iraku etj./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi