Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? Empty Si ta ndërtoni besimin në një lidhje?

Tue 2 Jul 2013 - 11:13
Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? 46xx3141
Shtylla kryesore që e mban një lidhje romantike, është besimi. Po të mos keni besim te njëri-tjetri, herët ose vonë, lidhja juaj do të mbarojë



Flisni për të ardhmen!

Nëse vërtet dëshironi që partneri t’ju besojë plotësisht, ju duhet të flisni për të ardhmen tuaj me të. Gjithnjë kur flisni për planet e së ardhmes, sigurohuni që ta përfshini edhe atë. Madje sugjeroni diçka dhe kërkoni ndihmë apo këshilla nga partneri për ato plane. Nëse e sheh se ju vërtet mendoni ta keni një lidhje afatgjatë, partneri do t’ju besojë edhe më shumë.



Bëhuni person i përgjegjshëm!

Nëse partneri juaj e di se mund të mbështetet te ju për çfarëdo që ka nevojë ai, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Gjërat e vogla të cilat ai ua kërkon mund të jenë më të rëndësishmet, dhe nëse ju nuk i kryeni ato porosi, mund ta lini një përshtypje si person i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm për një jetë të përbashkët.



Bëhuni i sinqertë!

Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar një besim të ndërsjellë në një lidhje. Ju duhet ta keni një mirëkuptim ndërmjet veti dhe t’i besoni njëri-tjetrit vërtet, por kjo nuk mund të arrihet nëse ju nuk e dëshmoni sinqeritetin tuaj më parë. Shprehni edhe kritikat, nëse i keni në mendje, nëse nuk pajtoheni për diçka duhet të flisni për këtë.



Pranojini ndryshimet!

Është koha që ju t’i pranoni ndryshimet ndërmjet jush dhe të mos lejoni që ato t’ju ndajnë. Ju duhet të jeni në gjendje ta pranoni partnerin tuaj plotësisht, në mënyrë që ai të ketë besim te ju dhe të hapet lirshëm, pa u frikësuar nëse ju do të mendoni pozitivisht apo jo.shqipmedia
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? Empty Re: Si ta ndërtoni besimin në një lidhje?

Tue 2 Jul 2013 - 11:58
stern 
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? Empty Re: Si ta ndërtoni besimin në një lidhje?

Tue 2 Jul 2013 - 17:36
Nje lidhje e bejne te qendrueshme dhe nje besim sa me te forte duhet :

Besimi,sinqeriteti,vullneti i mire per t'iu perkushtuar lidhjes,per te patur mirekuptim dhe harmoni.
Sponsored content

Si ta ndërtoni besimin në një lidhje? Empty Re: Si ta ndërtoni besimin në një lidhje?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi