Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Jahjaga: 2 korriku 1990, hap themeltar në procesin e pavarësimit të Kosovës Empty Jahjaga: 2 korriku 1990, hap themeltar në procesin e pavarësimit të Kosovës

Tue 2 Jul 2013 - 18:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka bërë një deklaratë me rastin e përvjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese, më 2 korrik 1990.

Në deklaratë thuhet:

Miratimi i Deklaratës Kushtetues të 2 korrikut 1990 shënon një nga aktet më të rëndësishme të organizimit institucional në Kosovë dhe një hap themeltar në procesin e pavarësimit të Republikës së Kosovës.

Dy korriku i vitit 1990 shënohet si ditë e artikulimit të qartë të vizionit dhe vullnetit të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi të vendit, vullnet ky që u realizua me sakrificën, angazhimin dhe përpjekjet e pareshtura të gjeneratave të tëra.

Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, ëndrra dhe vullneti i qytetarëve u përmbushën me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, shtetit të mundësive të barabarta për të gjithë, që ka bërë hapa të mëdhenj të përparimit e të zhvillimit me synimin e qartë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-në.

Në këtë ditë, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve që, në një kohë shumë të rëndë, e shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, me të cilën i hapën rrugën ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi