- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës
Thu 13 Dec 2012 - 4:21
Nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as standarde të dyfishta për
komunitetet. Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e
cila mbajti fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që
Jahjaga i drejtohet Kuvendit, por për dallim prej vitit të kaluar,
fjalimi i saj është bojkotuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e
Kosovës, e cila kërkon që Jahjaga të respektojë marrëveshjen politike,
sipas së cilës Jahjaga do t’i hapte rrugë zgjedhjes së presidentit
drejtpërdrejt nga populli.
“Nuk do të ketë ndarje të
Kosovës. Nuk do të ketë shkëmbim territoresh e popullatash. Nuk do të
vendosim standarde të dyfishta për komunitetet në Kosovë dhe në veçanti
nuk duam të rrënojmë atë që e kemi arritur deri më tani, përfshirjen e
të gjitha komuniteteve – serb, turk, boshnjak, goran, romë, ashkali dhe
egjiptas, në institucionet e Republikës së Kosovës. Dialogu zhvillohet
për të gjetur zgjidhjet praktike për qytetarët dhe për normalizimin e
marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, tha Jahjaga.
Më tej,
sipas Jahjagës, Kosova është pjesë e pandashme e rrugës drejt
integrimeve euro-atlantike, ndërsa ka përmendur nevojën që procesi i
liberalizimit të vizave të përfundojë jo më vonë se deri në fund të
vitit të ardhshëm. “Pamundësia për të lëvizur lirë, i ka mbyllur
qytetarët e Republikës së Kosovës duke e vështirësuar jo vetëm jetën e
tyre por edhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit”, ka thënë Jahjaga.
Sipas Presidentes së Kosova, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar do të bëhet e pakompromis dhe e fuqishme.
“Ne nuk
kemi kohë për të humbur - aq sa nuk mund ta humbim luftën kundër krimit
të organizuar dhe korrupsionit... Jemi të përkushtuar që dukuritë
negative në vend t’i çrrënjosim, sepse ato po e pengojnë zhvillimin tonë
si shoqëri dhe si shtet, po e pengojnë procesin e integrimit
euroatlantik, po e pengojnë jetën e qytetarit tonë”, theksoi
presidentja.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka
arsyetuar bojkotin për fjalimin e Presidentes Jahjaga. LDK kërkon që
Jahjaga të zotohet se do ta respektojë marrëveshjen politike
Thaçi-Mustafa-Pacolli, që parasheh zgjedhje të drejtpërdrejta
presidenciale.
Jahjaga ka ardhur në postin e Presidentes pas
marrëveshjes politike Thaçi-Mustafa-Pacolli, që parasheh zgjedhje të
drejtpërdrejta presidenciale 6 muaj pas miratimit të ndryshimeve
kushtetuese, e të cilat ende nuk janë miratuar. Gjykata Kushtetuese
është deklaruar se mandati i Presidentes është 5- vjeçar dhe nuk mund të
ndërpritet para kohe.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës
Thu 13 Dec 2012 - 4:23
Po kur nuk flisni per mosbashkimin e Shqiperise, per mosndarjen e Kosoves do flisni, c'te thoni!
- Atifete Jahjaga: Nuk ka bisedime për ndarje territori me Serbinë
- Serwer: Nikoliç po jep shenja për ndarje të Kosovës
- Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës në asnjë rrethanë
- Petroviç-Haxhinasto, idetë për ndarje të Kosovës, të dëmshme
- Ambasadori i Britanisë në Serbi: Idetë për ndarje të Kosovës, destruktive
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi