Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Serwer: Nikoliç po jep shenja për ndarje të Kosovës Empty Serwer: Nikoliç po jep shenja për ndarje të Kosovës

Mon 4 Jun 2012 - 13:36
Prishtinë, 4 qershor 2012, NOA - Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të ndarjeve.

Këtë vlerësim e jep analisti amerikan Daniel Serwer, i cili thotë se me
sjelljet dhe gatishmërinë e tij, Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav
Nikoliç po përpiqet të krijojë ndarje të Kosovës.

Ndarje që, sipas njohësit shumëvjeçar të Ballkanit, nuk do të bëhej
vetëm në Kosovë, por do të ndizte një zjarr gjithandej nëpër Ballkan e
deri në Qipro, shkruan Koha Ditore.

Profesori i universitetit amerikan “John Hopkins”, Daniel Serwer, u bën
thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të
parandalohet një zhvillim i tillë. Serwer konstaton se në BE ka
paragjykime ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, të cilat duhet të sfidohen.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për veriun e Kosovës, ai u përgjigj se
nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër të instalimit të pushtetit të Kosovës në
veri, pa një planifikim dhe bisedim të kujdesshëm.

Për këtë, sipas tij, duhet bashkëpunimi i Beogradit, por kjo do të jetë e vështirë.

“Ahtisaari nuk është vetëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është shumë
më shumë. Ata nuk i dinë të gjitha të drejtat që u ofron Ahtisaari”,
tha Serwer.

Ai u shpreh skeptik sa i përket rolit të Beogradit dhe të presidentit serb Nikoliç për zgjidhjen e këtij problemi.

“Sinjalet e para nuk janë të mira. Ai e vizitoi Rusinë menjëherë pasi u
zgjodh. Menjëherë gazeta “Politika” filloi të publikonte artikuj me disa
kolegë të mi që flasin për ndarje nëpër gjithë Ballkanin dhe këto nuk
janë shenja të mira”, theksoi analisti.

Ai nënvizoi se “nëse ndodh një ndarje, ajo do të jetë zinxhir, sepse i
tillë është Ballkani. Nëse ndahet Kosova, do të ketë probleme edhe në
Maqedoni. Pastaj është Lugina e Preshevës, është Bosnja, dhe në fund
është Qiproja. Nëse ndizet ky zjarri i ndarjeve etnike, do të ndizet një
zjarr i madh që do të marrë jetë njerëzisht dhe do të shkatërrojë
shtete. Kjo nuk është interes as i SHBA-së e as i BE-së. Që të dyja do
të kundërshtojnë këtë”, thuhet në intervistën e analistit amerikan.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi