Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Atifete Jahjaga: Nuk ka bisedime për ndarje territori me Serbinë Empty Atifete Jahjaga: Nuk ka bisedime për ndarje territori me Serbinë

Sun 29 May 2011 - 19:24
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pjesëmarrjen e saj në samitin e liderëve të Evropës Qendrore në Varshavë e ka cilësuar shumë të rëndësishme, pasi për herë të parë vendi ynë ka qenë i pranishëm në një ngjarje të nivelit të lartë. Ajo ka përjashtuar mundësinë që çështja e statusit ose ndarja e Kosovës të jenë tema të dialogut me Serbinë.
Ajo këto komente i bëri të dielën në një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pas kthimit nga Varshava, ku mori pjesë në samitin e liderëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Gjatë këtij samiti, presidentja Jahjaga pati takime të shumta me burrështetas nga bota, duke përfshirë edhe presidentin e SHBA-ve, Barak Obama.
“Unë sot u ktheva nga një udhëtim jashtëzakonisht i mirë dhe jashtëzakonisht i suksesshëm dhe kthehem me disa porosi dhe disa mesazhe për institucionet e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës dhe se pjesëmarrja ime për herë të parë e Kosovës në një samit të tillë në nivel të njëjtë me të gjithë presidentët e Evropës Qendrore dhe Juglindore është një e arritur shumë e madhe e Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, veçanërisht e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi