Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ndër 5 vrasjet më të njohura të UDB-së edhe ajo e Enver Hadrit Empty Ndër 5 vrasjet më të njohura të UDB-së edhe ajo e Enver Hadrit

Tue 2 Jul 2013 - 18:31
Policia jugosllave, po edhe të gjithë policitë e fshehta të ish Republikave jugosllave kanë likuiduar kundërshtarët politik, para së gjithash ata që ishin në emigrim, duke përdorë njerëzit e nëntokës.

Koha e artë e këtyre vrasësve ka zgjatur nga vitet 60 deri ato 90-ta të shekullit të kaluar.

Në këtë periudhë, sipas të dhënave që i ka publikuar "Daily Record", policia e asaj kohe ka likuiduar më shumë se 60 emigrantë politikë, transmeton portali Presheva..

Ndër vrasjet më të njohura përfshihet edhe Enver Hadri.

Përveç tij, në këtë listë janë vrarë:

Stjepan Gjurekoviq, ish drejtor i "INA Marketing, i vrarë në vitin 1983, në qytetin gjerman Volfarthausen, 26 kilometra larg Minhenit.

Dragisha Kashikoviq, një udhëheqës serb i politikës serbe në SHBA. Ai u vra në Chicago me 64 herë therje me thikë së bashku me vajzën e tij 9 vjeçare.

Jovan Baroviq ka vdekur në shkurt të vitit 1979, në një aksident automobilistik në rrethana të pasqruara. Ai ka qenë avokat dhe mbrojtës i disidentit dhe funksionarit të lartë të partisë komuniste të Jugosllavisë Milovan Gjillasit.

Maks Luburiq, ka qenë oficir ustash dhe drejtues i logorit në Jasenovc. Ai është vrarë në vilën e tij me 20 prill 1969 në Spanjë.

Në listën e vrasjeve më të njohura të UDB-së bën pjesë edhe Enver Hadri. Aktivisti shqiptar u vra me 25 shkurt 1990 në Bruksel deri sa po qëndronte në semafor. Të dyshuar për vrasjen e tij ishin Veselin Vukotiq, Andrija Lakoniq dhe Darko Ashanin.

Enver Hadri ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptareve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugen e Shqipërisë (Rue d'Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi