Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Aksidentet e vrasjet, bilanc lufte  Empty Aksidentet e vrasjet, bilanc lufte

Wed 17 Aug 2011 - 13:58
Një 31 vjecar u qëllua për vdekje në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës këtu në kryeqytet.Viktima quhet Paulin Marku dhe në momentin e atentatit po udhëtonte me një motor. Autoritetet e rendit, që po hetojnë vendin e ngjarjes, thonë se pista kryesore mund të jetë ajo e hasmërisë. Vrasja e sotme e con në 12 numrin e personave që kanë humbur jetën nga vrasjet dhe aksidentet dy ditët e fundit. Më parë gjatë ditës te kanionet e Skraparit skuadrat e ndihmës dhe policia nxorri nga kanionet trupat e gjashtë të rinjve që humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme. Mjeti tyre doli nga rruga duke përfunduar në një greminë rreth 2.5 kilometra larg Çorovodës.Në një tjetër aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë humbi jetën në një aksident një 26 vjecar, ndërsa 4 persona u plagosën rëndë për shkak të përplasjes se dy mjeteve në segmentin Peshkopi-Muhurr në rrethin e Dibrës. Shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lëvizjes, por më shumë tymi krijuar nga djegia e zonës përrreth. Në një tjetër ngjarje, një 39 vjecar u vra nga djali i vëllait të tij, 25 vjecar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fan të Mirditës, kur Agostin Tuci u qëllua me armë zjarri nga nipi i tij Fatmiri. Vëllai i viktimës dhe babai i autorit të ngjarjes, Lek Tuci, 60 vjec, duke tentuar të ndihmonte të birin, u kap nga forcat e rendit dhe më pas tregoi edhe vendndodhjen e të birit, i cili fshihej poshtë një ure së bashku me armën e krimit.

Autoritetet mendojnë se vrasja ka ndodhur për konflikte pronësie.

Ndërkaq tre vetëvrasje u regjistruan në të gjithë vendin, një në Shkodër ku u gjet e vetëvarur një 19 vjecare në fshatin Gimaj, një tjetër rast vetëvrasjeje u regjistrua në Librazhd ku u gjet i varur një 53 vjecar si dhe rasti tjeter i një burri 54 vjec që u gjet në një shtyllë të tensionit të lartë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi