Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Perandoria osmane ka qenë pushtuese e shqiptarëve nga fillimi deri në fund. Empty Perandoria osmane ka qenë pushtuese e shqiptarëve nga fillimi deri në fund.

Fri 5 Jul 2013 - 12:11
Message reputation : 100% (1 vote)
Perandoria osmane ka qenë pushtuese e shqiptarëve nga fillimi deri në fund. SkenderbegNë Tiranë është mbajtur konferenca shkencore Luftërat Ballkanike 1912-1913 në të cilën kanë marrë pjesë njohës të fushës së historisë dhe të periudhës së kohës kur populli shqiptar ishte i pushtuar nga Perandoria Osmane. Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, theksoi se populli shqiptar ka qenë vazhdimisht i pushtuar dhe shtypur dhe kjo ka bërë që ai të zhvilloi luftërat më të përgjakshme që i kanë kushtuar jashtëzakonisht shtrenjtë. Ai theksoi se nuk mund të përdoret qenia e disa nëpunësve shqiptarë për të ardhur në përfundim se shqiptarët nuk ishin të pushtuar apo sunduar nga Perandoria Osmane. Kjo pakicë e të punësuarve nëpër poste pa pushtet nuk ka përfaqësuar popullin shqiptar. Ata ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit sigurisht kanë qenë timoni drejtues, forca , pesha e kësaj perandorie dhe këtë nuk e vë në dyshim askush. Ndërsa lidhur me pretendimet e historianëve dhe politikane turq për rishikimin e historisë së kohës së Perandorisë Osmane, historiani, Romeo Gurakuqi ka theksuar se debatet janë të mirëseardhura por historia ka për obligim ta thotë vetëm të vërtetën. Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. E vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme është zbatimi i kritereve shkencore, kanë thënë historianët pjesëmarrës në këtë takim. www.radiokosovaelire.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi