Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

12 vjet burg për të dashurin e gruas më të pasur të Azisë Empty 12 vjet burg për të dashurin e gruas më të pasur të Azisë

Fri 5 Jul 2013 - 13:45
12 vjet burg për të dashurin e gruas më të pasur të Azisë Thumb_250x150Me 12 vjet heqje lirie u dënua ish-i dashuri i miliarderes Nina Guang. Gjykata e shpalli atë fajtor për veprën penale të falsifikimit të testamentit të saj, prej të cilit përfitoi 4 miliardë dollarë.

Piter Chan, sot 53-vjeçar, ishte për shumë vjet i dashuri i “gruas më të pasur të Azisë”, që të gjithë e njihnin si “Little Sweetie”.

Pas shumë seancave gjyqësore, gjykata e lartë e Hong Kongut, arriti në përfundimin se pas vdekjes së saj në vitin 2007, Chan falsifikoi testamentin e të dashurës së tij 23 vjet më të madhe në moshë, dhe ndërhyri në pasurinë e saj.

53-vjeçari Chan, i cili ka qenë mësues i Feng Shui, u shfaq në sallën e gjyqit bashkë me bashkëshorten e tij. Ai nuk tregoi asnjë emocion apo shprehi në fytyrë kur mësoi se llogaria e tij bankare do të zbrazet krejt dhe se 12 vitet e ardhshëm do t’i kalojë prapa hekurave të burgut. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi