Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Faleminderit Amerikë Empty Faleminderit Amerikë

Fri 5 Jul 2013 - 14:11
Nga Sheval Memishi
Në mesin e datave historike shqiptare që festohen në trojet shqiptare gjithandej ku jetojnë shqiptarë, një vend të vaçant, gjithmonë duhet të zë respekti dhe falenderimi për SHBA-të dhe popullin Amerikan.
Që ky respekt dhe falenderim të bëhet edhe më kuptimplotë, shqiptarët duhet që edhe datën “4 Korrik” ditën e pavarësisë së SHBA-ve, t’a evidentojnë në kalendarin e tyre manifestiv, për t’i shprehur urimet dhe njëkohësisht falenderimet popullit Amerikan, për miqësinë shekullore dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për popullin shqiptar.
Pra shqiptarët pa rezervë duhet të thuan, faleminderit Amerikë, që me shekuj ke përkrahur dhe strehuar dhe shkolluar personalitete dhe autoritete të njohura shqiptare si: Nolin, Konicën, madje edhe atëherë kur vet ata ishin të injoruar, nënçmuar, madje edhe përndjekur nga populli i tyre shqiptar.
Faleminderit Amerikë që ishe dhe mbete vendlindja e dytë për shumë shqiptarë, të cilët jo vetëm që i ngrite dhe i afirmove, por edhe i’u dhe edhe mbështetjen, moralin dhe forcën për t’u angazhuar dhe për të vepruar pandashëm për mëmëdheun e tyre të nëpërkëmbur nga vetë shqiptarët.
Faleminderit Amerikë që nëpërmjet personaliteteve tua politike sidomos me mbështetjen e fuqishme të presidentëve amerikanë për çështjen kombëtare shqiptare, si Presidenti Willson, e ai Roosvelt, përkundër të tjerëve që anashkaluan dhe tentuan të zhduknin shqipërinë nga harta e europës, mundësove pavarësimin e shtetit shqiptar në vitin 1912.
Faleminderit Amerikë që edhe përkundër orientimeve të gabuara gjeo-strategjike të udhëheqësve shqiptarë gjatë periudhës së dominimit socialist, asnjëherë nuk u armiqësove me popullin shqiptar, por ishe një shpresë e fuqishme që ofroi dhe garantoi një të ardhme të sigurt dhe të shëndoshë shqiptare.
Faleminderit Amerikë që nëpërmjet autoriteteve tua, sidomos në përiudhën post komuniste, forcove ndikimin e shqiptarve si në vet SHBA, ashtu edhe në Europë dhe në rajonin e Ballkanit, i cili angazhim jo vetëm që ndihmoi në orientimin e drejtë shqiptarë, por edhe ringriti vetëdijen shqiptare për të punuar për kauzën e tyre në rajon dhe më gjërë.
Faleminderit amerikë, sepse jo vetëm që shpëtove shqiptarët nga gjenocidi milosheviqian në Kosovë, por mundësove që njëherë e përgjithmonë shqiptarët në Kosovë të fitojnë të drejtën e tyre për t’u bërë popull vetëvendosës dhe i pavarur nga e kaluara gjeo-politike ish-jugosllave.
Faleminderit Amerikë që ndihmove dhe afirmove anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në strukturat e NATO-së dhe sigurove një shtytje rapide të përparimit të shqiptarëve në të gjitha sferat dhe në të gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare.
Faleminderit Amerikë që mbetesh, mikja më e preferuar e shqiptarve, sepse roli i juaj i gardianit rajonal dhe botëror mbetet jo vetëm interes imediat i shqiptarëve, por edhe i tërë rajonit si dhe paqës dhe mirëqenies njerzore në tërë botën.
Urime, gëzuar Ditën e Pavarësisë suaj!
Zoti ju bekoftë !
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi