Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Faleminderit babë që më tregove se sa të varfër jemi Empty Faleminderit babë që më tregove se sa të varfër jemi

Fri 28 Sep 2012 - 9:18
Një ditë, një baba i pasur e morri djalin e tij në një udhëtim.
Dëshironte t'i tregonte atij se sa i varfër mund të jetë ndonjëri.
Ata kaluan një kohë në fermën e një familjeje të varfër.
Duke u kthyer rrugës për shtëpi, babai e pyeti të birin: ''A e sheh se sa të varfër janë ata? Çfarë mësove (përfitove nga ky udhëtim)?''

Djali tha: ''Ne kemi pishinë, ata kanë lumenjë. Ne kemi fenerë gjatë natës, ata i kanë yjet.
Ne e blejmë ushqimin, ata e kultivojnë ushqimin e tyre.
Ne kemi mure të na mbrojnë neve, ata kanë shokë që t'i mbrojnë ata.
Ne kemi enciklopedia, ata e kanë Kur'anin.''

Atëherë ai shtoi: ''Faleminderit babë që më tregove se sa të varfër jemi.''

Mësimi i nxjerrur nga ky tregim: Nuk është se paratë na bëjnë të pasur, por është thjeshtësia (natyrshmëria) dhe ajo që e kemi Allahun, subhanehu ue teala, në jetën tonë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kush bëhet i thjeshtë për hirë të Allahut, ka për ta ngritur Allahu atë.'' (Transmetojnë Muslimi, nr.2588, Ahmedi, nr.8782, Tirmidhiu, nr.2029, Maliku, nr.1885 dhe Darimiu, nr.1676).

''Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre, të cilët shmangen nga fjalët e kota, të cilët japin zeqatin, të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim - dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve), - të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.
Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.'' (El-Muminun, 1-11).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi