Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vendimi për shtetësinë tërboi albanofobët Empty Vendimi për shtetësinë tërboi albanofobët

Tue 9 Jul 2013 - 12:44
Kryeministri në detyrë Sali Berisha shkruan sot në "Facebook" se vendimi për dhënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare është kushtetues dhe tërboi albanofobët.

Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha ka zgjedhur t’u përgjigjet ndjekësve në Facebook, rreth pyetjeve që ata i adresojnë në këtë rrjet social. Kësaj rradhe interesi ishte lidhur me vendimin e qeverisë Berisha për shtetësinë që pritet të fillojë zbatimi 10 ditëshin e fundit të muajit Korrik.

Që në fillim Berisha shkruan se vendimi për dhënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare dhe të gjitha vendimet e kësaj qeverie janë plotësisht kushtetuese.

“Vendimi per dhenien ose fitimin e shtetesise shqiptare eshte nje vendim i bazuar plotesisht ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne standartet rajonale nderkombetare. Zbatimi i ketij vendimi do te filloje gjate dhjete diteshit te fundit te muajit korrik”.

Nuk është e tillë ky vendim, sipas Berishës, vetëm për ata të cilët revanshi i bën qesharakë, madje i çon larg e me larg deri në Bangladesh.

“Vendimi i qeverisë shqiptare për dhënien apo fitimin e shtetësise shqiptare dhe të gjitha vendimet e kësaj qeverie janë plotësisht kushtetuese përveçse për ata të cilët revanshi i bën qesharak, madje i çon larg e me larg deri ne Bangladesh dhe besojne se nuk jane zgjedhur per nje mandat 4 vjeçar, siç sanksionon Kushtetuta e Shqiperise, por 4 vjet dhe tre muaj?! Kjo eshte pune e tyre.

Sipas Berishës, vendimi për dhënien e shtetësisë shkaktoi tërbim vetëm tek albanofobët.

“Vendimi per dhenien dhe fitimin e shtetesise eshte vleresuar lart nga shqiptaret kudo ne bote por dhe siç dihet ai eshte pritur me terbim te vertete nga albanofobet jo shqiptare dhe shqiptare. Keta te fundit te denatyruar nga çdo ndjenje kombetare kane tmerr ndaj çdo hapi qe i afron e bashkon shqiptaret njeri me tjetrin. Ata ne çdo rast jane te gatshem te bejne kauze te perbashket me albanofobet jo shqiptare ne mbeshtetje te ketyre te fundit. Keshtu ne rastin e rruges se Kombit albanofobet jo shqiptare perdoren te gjitha mekanizmat kombetare dhe nderkombetare qe kontrollonin per te mos e lejuar ndertimin e saj, e cila sipas tyre do te demtonte thelle gjeopeshen e porteve te vendeve te rajonit. Ne mbeshtetje te tyre shqiptare apatride benin çdo gje per ta bllokuar rrugen dhe e shpallen ate si rruga e asgjekundit. Por rruga u ndertua, albanofobia dhe albanofobet nuk kane te ardhme. Vendimi i fundit i qeverise shqiptare per dhenien ose fitimin e shtetesise eshte aq kushtetuese saç eshte shqiptare Kushtetuta e Shqiperise, e cila percakton qarte detyrimet e shtetit shqipetar ndaj shqiptareve kudo ne bote”.

Duke vijuar akuzat për albanofobinë, Berisha theksoi se vendimi për shtetësinë ishte tepër i vonuar madje dhe se duhej miratuar më parë nga qeveria shqiptare.

“Mirepo albanofobet njohin vetem nje Kushtetute, ate te fobise dhe urrejtes ndaj shqiptareve dhe midis tyre si per te me rikujtuar nje proverb latin qe thote se çobani i bagetive te egra eshte me i eger se vete ato me te egrit, me zelltaret jane shqiptaret apatrid. Vendimi i fundit i qeverise shqiptare per dhenien apo fitimin e shtetesise fatkeqesisht eshte tejet i vonuar. Nje vendim te ketij lloji per pakicat dhe bashkekombasit e tyre e kane marre vite me pare pa perjashtim te gjitha vendet e rajonit dhe me gjere si: Greqia, Hungaria, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, etj. Madje Greqia, e ndofta ndonje vend tjeter, paguan pensione te moshuareve me origjine greke ne Shqiperi. Mirepo ne keto vende nuk ka ose ka fare pak njerez me fobira ndaj kombit te tyre si tek ne. Prandaj dhe askush nuk ka protestuar, ne te kundert kane mbeshtetur unanimisht brenda dhe jashte vendit vendime te tilla”.

Kryeministri tha se vendimi i qeverisë shqiptare nuk mund të shtrijë kurrsesi veprimet në Republikën e Kosovës ku jetojnë pjesa tjetër e shqiptarëve.

“Ju rikujtoj ketu se me dekretin e 17 korrikut te vitit 1992 une si President Republike dekretova njohjen e shtetesise shqiptare per te gjithe qytetaret me origjine shqiptare kudo qe jetonin perfshire ketu edhe qytetaret Kosoves, e cila asokohe ishte pushtuar nga serbet. Presidenti i ndjere Ibrahim Rugova ishte plotesisht dakort me ate dekret. Sot ky vendim nuk mund te shtrije efektin ne Kosove jo sepse jugosllavistet albanofob vazhdojne ti bien fyellit te tyre te vjeter te padroneve te tyre te kombit kosovar, pra te dy kombeve shqiptare. Kete teze ne Kosove, por as ne rajon dhe me gjere, nuk e beson njeri. Por vendim i qeverise shqiptare ne kushtet e sotme kur Kosova eshte vend i pavarur me mbi 94% te qytetareve te saj shqiptare nuk mund te shtrije kurresesi veprimin e tij ne Republiken e Kosoves dhe ne qytetaret e saj me banim ne Kosove. Kjo detyrimisht kerkon nje marreveshje te veçante midis qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves per kete çeshtje.”-u shpreh Berisha ne Facebook.(INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi