- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
S'KA 'SPIUNË' SERBË NË AKI
Wed 10 Jul 2013 - 19:05
Strukturat e shërbimeve serbe që kanë vepruar në veri nuk mund të inkuadrohen në AKI, pavarësisht marrëveshjes mes kryeministrave Thaçi e Dacic, e cila parasheh integrimin e strukturave të sigurisë në veri në institucione të Kosovës
Strukturat e shërbimeve serbe që kanë vepruar në veri nuk mund të inkuadrohen në AKI, pavarësisht marrëveshjes mes kryeministrave Thaçi e Dacic, e cila parasheh integrimin e strukturave të sigurisë në veri në institucione të Kosovës.
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së hedhin poshtë çdo mundësi që në AKI të ketë infiltrim të shërbimeve sekrete serbe. Kryetari i këtij komisioni, Florin Krasniqi, ka thënë se pjesëtarët e BIA-s nuk mund të jenë pjesë e AKI-së, transmeton KTV.
Por, ka ironizuar duke thënë se ata mund të jenë agjentë të dyfishtë. Ndërkohë Bekim Haxhiu i PDK-së ka thënë se është absurde të mendohet që amnistia do të përfshijë edhe sektorin e sigurisë së BIA-s. Ai tha se asnjë agjenci e sigurimit apo e inteligjencës të vendeve të tjera nuk mund të punojë apo të inkorporohet në AKI.
Edhe Burim Ramadani i AAK-së është shprehur i bindur që asnjë agjent i shërbimit të Serbisë nuk do të jetë në strukturat e AKI-së. Në komisionin që mbikëqyr AKI-në ka raportuar Agron Selimaj, inspektor i përgjithshëm i AKI-së, por raportimi i tij ka qenë i mbyllur për media.
Ndërkohë javën që vjen para këtij komisioni pritet të raportojë drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, rreth asaj se çka po ndodh në bisedime, çka pret agjencia pas kësaj marrëveshjeje dhe pas integrimit të veriut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi