Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Idhulli” i dietologëve në gjithë botën, gjykata “fajtor për vdekjen e mijëra njerëzve” Empty “Idhulli” i dietologëve në gjithë botën, gjykata “fajtor për vdekjen e mijëra njerëzve”

Fri 12 Jul 2013 - 15:01
“Idhulli” i dietologëve në gjithë botën, gjykata “fajtor për vdekjen e mijëra njerëzve” Thumb_250x150
Veto ndaj "gurus së dietave" Pierre Duque vendosi gjykata franceze, duke e ndaluar për të ushtruar funksionet e tij mjekësore.

Mjeku i famshëm francez u gjet fajtor për shkeljen e etikës mjekësore dhe moralit, si dhe për lëshimin pa kriter të ilaçit Mediator, pasi u provua të jetë përgjegjës për vdekjen e qindra njerëzve të cilët e përdoren për të humbur peshë. 72 vjeçari Duques, ishte tërhequr vullnetarisht tashmë nga profesioni që në vitin 2012 dhe vendimi i kësaj gjykate konsiderohet simbolike.

Por duhet theksuar se fillimisht ilaçi theu rekord, pasi më shumë se pesë milionë njerëz e përdorën atë deri në vitin 2009. U ndaluar më pas në Francë, ndërkohë që ka pasur një ndalim të tij në Itali dhe Spanjë.

Sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë 500 njerëz humbën jetën e tyre nga problemet e valvulave të zemrës të shkaktuara nga Mediator, ndërsa ka studime të cilat e çojnë numrin e të vdekurve në 2000. Megjithatë, mjeku francez duket se ka luajtur me jetën e njerëzve, me qëllim pasurimin.

Libëri me dietat e tij të famshme, që mban emrin e tij theu rekord shitjesh duke kaluar 11.000.0000 kopje në mbarë botën, duke i sjellë një fitim prej 38.000.000 €./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi