Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Serbëve u duken shumë shqiptarët në Luginë Empty Serbëve u duken shumë shqiptarët në Luginë

Fri 12 Jul 2013 - 16:59
Një regjistrim urgjent i popullsisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës - është kërkesa e shumë shoqatave të Serbëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, të cilët kërkojnë nga shteti që më shumë se një decenie të dihet numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, shkruan portali Presheva.

Ata presin që shteti ti rregulloj listat zgjedhore, që siç thonë ata, ka plot falsifikime të emrave dhe personave që nuk ekzistojnë fare, raporton ina. Serbët e Bujanocit thonë se me lojën e numrit të banorëve po bëhet një politikë diskriminuese, pasi , sipas tyre, ata në shtetin e tyre amë janë bërë qytetar të rendit të dytë.

Përfaqësuesit e shoqatave serbe që tubohen në Bujanoc kundërshtojnë rreptësisht që numri i banorëve në jug të Serbisë të bëhet në bazë të vlerësimeve , siç është bërë në të kaluarën. Ata thonë se numri i banorëve shqiptarë që jeton në Serbi është shumë më i vogël se sa paraqitet në publik.

"Informacionet tona flasin se në komunën e Bujanicit jetojnë më pak se 12.000 shqiptar, çka është dy herë më pak se numri i vitit 2002" ka thënë Aleksandar Popoviq, nënkryetar i Këshillit kombëtar serb në Bujanoc.

"Të dhënat të cilat i merr shteti si zyrtare janë të falsifikuara dhe nuk paraqesin gjendjen reale. Ekzistojnë disa dhjetëra fshatra shqiptare të cilat vlerësohen se kanë nga 3500 banorë, të cilat sot - ato janë pothuaj se boshe" ka thënë ai.

Popoviq ka thënë se momentalisht askush në Bujanoc nuk e di saktë se sa qytetarë kanë të drejt vote në këtë komunë. Keqpërdorimi me trupin votues kanë bërë që pushteti lokal të jetë në duart e shqiptarëve.

Hapi i dytë pas regjistrimit të popullsisë është që të rishikohet lista zgjedhore me gjendjen në terren. Në lista ka mbi 2000 emra shqiptar që nuk kanë numër personal, as nuk jetojnë në Serbi. Ndër votuesit, më shumë se dhjetëra kanë më shumë se 100 vjet. Këta emra janë shkruar në vitin 2001 dhe 2002.

Serbët janë nervoz me shtetin pasi e gjithë vëmendja i kushtohet shqiptarëve, dhe i mbyll syt para problemeve të tyre.

"Po thuaj se e tërë qeverisja në Bujanoc dhe Preshevë është në duart e shqiptarëve", ka thënë kryetari i këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc Svetislav Veliçkoviq.

"Në listat zgjedhore nuk punon asnjë serb. Shumica e investimeve dhe ndihmave shtetërore përfundon në fshatrat shqiptare, dhe vetëm shqiptarët punësohen në vetëqeverisje lokale dhe ndërmarrjet publike. Andaj edhe ne frikësohemi se mund të ndodhë shpërngulja masive e banorëve serbë".
http://kohaditore.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi