Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pas incidenteve në Luginë, Gold Ag shfaqet me dy kallashnikovë Empty Pas incidenteve në Luginë, Gold Ag shfaqet me dy kallashnikovë

Mon 28 Jan 2013 - 11:13
Incidentet që ndodhën gjatë kësaj jave me largimin e lapidarit të dëshmorëve në qendër të Preshevës, vijuan dhe me reagimet e ndryshme politike, duke u përfshirë në këto reagime edhe personazhe të njohur publikë. Ndër më të fuqishmit ka qenë edhe rep këngëtari Gold Ag, i cili gjithmonë ka qenë i pari që i ka kushtuar këngë kësaj pjese të shqiptarëve që ka ngelur nën okupimin serb. Ndërkohë që bëhej largimi i lapidarit në orët e hershme të mëngjesit, nëpër rrjetet sociale kishte filluar një debat i ashpër për reperin se ku gjendej në ato momente, derisa në raste të tjera mbahej si patriot. Në fakt, ai është vetëm një artist dhe nuk është politikan që të ketë diçka në “dorë”, por për këtë rast të shëmtuar që ka ndodhur nga ana e shetit serb, ai ka realizuar edhe një këngë të re të titulluar ”Mbahu”. ”Le t’bon kjo shkini sa don frikë e panikë, k’tu na ka fal Zoti e as niet se kem me ikë, kjo është politikë që krejtve na han mishin, se rahati nuk ka, pa ja dridh nihere Nishin, t’du oj Preshevë si Kastriotin Kruja, e këngë për ty këndoj bash si Beqa e Muja”. Për editimin e kësaj kënge të re, Gold Ag ka hedhur në qarkullim edhe disa foto të reja, të cilat janë realizuar në Luginën e Preshevës, ku reperi i njohur shihet me kallashnikov në dorë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi