Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Topi, mbështetje shqiptarëve në Luginë të Preshevës Empty Topi, mbështetje shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Wed 26 Oct 2011 - 15:43
Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një takimi të martën me kryetarin e Komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa shprehu mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe përfshirjen e tyre si qytetarë të barabartë në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shtetit të Serbisë.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vuri në dukje se është në interesin e të gjithë qytetarëve të Komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që të mundësohet një ambient i shëndoshë sigurie, duke i bërë thirrje, me këtë rast, të gjithë faktorit politik shqiptar atje, që të ruajë qetësinë dhe unitetin, duke shmangur acarimet dhe përplasjet politike.

“Është shumë e rëndësishme, që për përmbushjen e kërkesave tuaja të drejta dhe legjitime ndaj shtetit serb, shqiptarët shprehen më një zë dhe të mbajnë një qëndrim”, vuri në pah Presidenti Topi, duke siguruar njëkohësisht se “shqetësimet e banorëve të kësaj Lugine do të vazhdojë t’i bëjë pjesë të axhendës dhe të çdo takimi me partnerët ndërkombëtarë.”

Më tej, Kreu i Shtetit nënvizoi se në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe politikës moderatore e konstruktive që po ndjek në rajon, shteti shqiptar po punon për të zhvilluar dhe thelluar bashkëpunimin për çështje me interes reciprok dypalësh, pra, midis Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe të përfshirjes e pjesëmarrjes aktive të Kosovës në të gjitha veprimtaritë me karakter rajonal.

“Është e rëndësishme të punojmë së bashku për t’i afruar qytetarët e vendeve tona, pasi njohja ndërmjet tyre, besoj se do të ndikonte në përballjen dhe, më pas, në kapërcimin e mendësisë së vjetër, të mbushur me konflikte etnike e tashmë, të vjetëruar ballkanike. Ky hap është i nevojshëm për të përparuar drejt së ardhmes, për qytetarët e vendeve tona. Ndaj besoj se zhvillimi i marrëdhënieve pa paragjykime midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Serbinë, do të përbënte një kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Presidenti.

Duke nënvizuar rëndësinë e përmirësimit edhe të gjendjes ekonomike n? Lugin?n e Preshev?s, plotësimit të kërkesave për arsim, për libra shqip, punësim, zhdukjen e varfërisë dhe mbështetjes më të madhe financiare nga Beogradi, si prerogativa për një zhvillim normal dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, Presidenti Topi dhe dy Krerët e Komunave vunë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë edhe projektet e aktivitetet për zhvillimin e kulturës dhe ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kryetarët e Komunës së Bujanovcit dhe Preshevës vlerësuan rolin e Presidentit Topi dhe përpjekjet për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, si dhe kontributin e tij në këtë proces, duke e ftuar njëkohësisht edhe për një vizitë në trojet e tyre, ftesë.

//lajme shqip//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi