Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Arbnor
Arbnor
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 218
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/03/2011

2-vjetori i anëtarësimit, Topi: NATO-n e dëshën 96% e shqiptarëve Empty 2-vjetori i anëtarësimit, Topi: NATO-n e dëshën 96% e shqiptarëve

Sat 9 Apr 2011 - 0:52
Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, me rastin dyvjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, zhvilloi sot një vizitë pranë Batalionit të Forcës Speciale Tokësore në Zall-Herr, ku inspektoi dhe u njoh nga afër me veprimtaritë e strukturave të këtij batalioni. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Suzana Panariti, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade, Maksim Malaj, Komandanti i Forcës Speciale Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Berdaj, Komandanti i Batalionit Special, Nënkolonel Dritan Demiraj, drejtues të tjerë të këtij Batalioni, ushtarakë të lartë, anëtarë të Kabinetit të Presidentit, etj.
Pas pritjes me truproje nderi, në një nga mjediset e Batalionit, Presidenti Topi u informua nëpërmjet fjalës së mirëseardhjes të Komandantit të Forcës Speciale Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor Berdaj, me përgatitjet dhe stërvitjet e kësaj force për misionet brenda e jashtë vendit, si një njësi me aftësi të lartë operacionesh speciale, me një efektiv prej mbi 300 personash dhe me aftësi patrullimi në zonat bregdetare, operacione detare antiterror, shpëtim pengjesh, etj.
Gjithashtu, Gjeneral Brigade Viktor Berdaj e njohu Presidentin Topi edhe me misionin, përgjegjësitë dhe detyrat e kësaj njësie, për t’u bërë një forcë e denjë që përmbush të gjitha kriteret për t’u renditur në të njëjtin nivel me të gjitha vendet e tjera të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në vijim, Kreu i Shtetit, Prof. Dr. Bamir Topi ndoqi me vëmendje demostrime stërvitore të qitjeve të këmbësorisë me armatime të reja të standardeve të NATO-s, të çlirimit të pengjeve nga anija me pajisje të sofistikuara, të përgatitjes alpine si dhe të veprimeve të grupit “Komando” gjatë kryerjes se operacioneve speciale në qendra të banuara në luftë kundër terroristëve. Në përfundim të këtyre demonstrimeve, u bë kalimi në revistë i trupave komando nga Presidenti Topi.
Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Prof. Dr. Bamir Topi, në fjalën e tij me këtë rast, u shpreh:
“I nderuar Shef i Shtabit të Përgjithshëm!
E nderuara zonja Zëvendësministre e Mbrojtjes,
Të nderuar Gjeneralë,
Të nderuar atashe ushtarakë,
Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë!
Është padyshim një ngjarje tepër e shënuar, besoj mjaft emocionuese, që sot së bashku të përkujtojmë ditën e themelimit të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake, Aleancës më të madhe për paqen dhe sigurinë në botë, por të festojmë së bashku edhe dyvjetorin e pranimit të Shqipërisë si vend me të drejta të plota, anëtar i NATO-s. Kjo ditë ka qenë e mirëpritur dhe e bazuar në një aspiratë të thellë dhe të gjerë të popullit shqiptar, në një rast gati unikal, ku gati 96% e popullsisë e kanë mbështetur këtë vendim politik të institucioneve të Shqipërisë. Ne jemi krenarë sot që jemi pjesë e NATO-s. Jemi krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë në botë.
Unë jam krenar, si President i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, me forcën tuaj, me intelektin tuaj dhe profesionalizmin tuaj, keni dëshmuar që jeni jo vetëm aleatë të kësaj Aleance të madhe, por jeni në standardet e bashkëudhëtuesve tuaj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në luftën për vendosjen e paqes në rajone të ndryshme të globit. Ne jemi krenarë sot, që citojmë këtë histori relativisht të shkurtër, por heroike të Forcave tona të Armatosura, duke kontribuar në Bosnje, duke kontribuar në Irak, duke kontribuar sot vërtet në misione luftarake edhe në Afganistan.
Unë besoj se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që statusi aktual i Shqipërisë në NATO është pasojë e reformave të thella politike dhe ushtarake. Është pasojë e një kontributi real të të gjithëve për të ndërtuar ligje, për të ndërtuar rregullore, për t’u përgatitur, sikurse unë e pashë edhe sot, që ju jeni rritur dhe rriteni nga viti në vit.
Unë edhe njëherë dëshiroj t’ju përshëndes juve, të përshëndes nga ky mjedis Forcat tona, të cilat kontribuojnë në mënyrë shumë profesionale e dinjitoze në Afganistan, t’ju përshëndes juve, përshëndes familjet tuaja, të cilat kanë qenë mbështetëse reale në të gjithë angazhimin tuaj, të përshëndes autoritetet më të larta ushtarake dhe t’ju uroj juve dhe të gjithë popullit shqiptar: Gëzuar ditën e 4 prillit, si një ditë e cila është memorizuar dhe është shkruar me shkronja të arta në historinë moderne të popullit shqiptar!
Edhe njëherë, gëzuar të gjithëve! Urime”
Në përfundim, u mbajt një minutë heshtje në nderim dhe respekt për ndarjen nga jeta të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Baba Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi