Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

2 vjetori i anëtarësimit në NATO  Empty 2 vjetori i anëtarësimit në NATO

Mon 4 Apr 2011 - 15:45
2 vjetori i anëtarësimit në NATO  Nato-with_flags
Presidenti i
Republikës, njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të
Armatosura, Bamir Topi, e ka përkujtuar dyvjetorin e pranimit të
Shqipërisë në NATO, nëpërmjet një vizitë pranë Batalionit të Forcës
Speciale Tokësore në Zall Herr.

Kreu i Shtetit, sipas faqes së Presidencës, ndoqi me vëmendje
demonstrimet stërvitore të qitjeve me armë të këmbësorisë me armatime të
reja të standardeve të NATO-s, të çlirimit të pengjeve nga anija me
pajisje të sofistikuara, të përgatitjes alpine si dhe të veprimeve të
grupit “Komando” gjatë kryerjes se operacioneve speciale në qendra të
banuara në luftë kundër terroristëve.

“Së pari dëshiroj të përshëndes 4 Prillin, që është një ditë e shënuar
për vendet anëtare të NATO-s, pasi 62 vite më parë është themeluar
NATO-ja, aleanca më e madhe politike-ushtarake, aleanca më e madhe e
paqes dhe e sigurisë në botë! Por sot është dhe dyvjetori i pranimit të
Shqipërisë si vend me të drejta të plota në këtë aleancë”, është
shprehur Topi në një prononcim për mediat.

Ndërkohë me këtë rast kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për
shtyp, ka theksuar se anëtarësimi erdhi si pasojë e reformave të
qeverisë dhe mbështetjes së SHBA-ve.

“Dua ta garantoj Aleancën se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të vendosur
të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmushur me dinjitet të plotë çdo
obligim që rrjedh nga anëtarësia e vendit në këtë aleancë, si në
misionet e saj. Urimet më të përzermërta për çdo shqiptar!”, deklaroi
kryeministri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi