Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

NATO, gati avionët për në Siri Empty NATO, gati avionët për në Siri

Wed 28 Aug 2013 - 18:54
Sipas NBC-se, numërimi së prapthi për ofensivën në Siri ka filluar dhe nga sulmi i shumë diskutuar mbi regjimin e Bashar al Assadit, mund të na ndajnë vetëm pak orë.
Në fakt, rrjeti televiziv amerikan pretendon se goditja e pare do te jepet te enjten e mesymja do te zgjase tre dite. Pas përdorimit të gazit helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave kishte marrë fund.
Amerika flet per kapercim te vijes se kuqe dhe ekspertet paraqesin tre skenare te mundshme per sulmin.Në fillim renditet vendosja e nje zone te ndalim-fluturimit, qe do te thote bllokim i qarkullimit ajror ne
Siri.

Helikopteret dhe avionet bombardues te Bashar al Assadit nuk do te ngrihen dot ne ajer e per rebelet kjo do te ishte nje ndihme e madhe. Se dyti vijne goditjet me raketa Kruiz te cilat mund të shkatërrojnë aerodrome ushtarake e te dobesojne kapacitetet ajrore te Sirise.
Amerika ka te stacionuar nderkohe në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse qe jane ne gadishmeri. Se fundi, do te nise furnizimi i rebeleve me arme, gje te cilen ëashingtoni deri me tani, nuk e ka bere zyrtarisht, por eshte mjaftuar vetem me ofrimin e ndihmes mjekesore. Megjithate nje skenar i tille do te kerkonte kohe, sepse per armet moderne amerikane, kundershtareve te regjimit do t'u nevojitet trajnim.
Britania e Madhe nderkohe eshte duke pergatitur nje draft rezolute per Keshillin e Sigurimit, e cila te autorizoje marrjen e masave te nevojshme per mbrojtjen e civileve ne Siri. Dokumenti do t'u paraqitet 5 anetareve te perhershem te Keshillit, te cileve sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Moon u kerkoi te reagojne si nje trup i vetem dhe te gjejne unitetin per te vepruar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi