Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër Empty Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër

Sat 4 Feb 2012 - 20:46
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër AvioniiirrezikuNjë “Boeing 747” me më shumë se 300 pasagjerë në bord iu afrua tragjedisë, kur u kryqëzua fare pranë me një aeroplan të vogël në ajër në Brisbejn, Australi.

Momenti në të cilin dy avionët iu afruan përplasjes u kap nga një fotograf amator, i cili kishte drejtuar objektivin drejt aeroplanit të madh, kur papritur në rrezen e tij u përfshi edhe “Cessna”.

”Pashë fillimisht një “Boeing 747” në ulje dhe duke qenë se më në fund pas shumë ditësh kishte dalë dielli, vendosa të fotografoja një tjetër aeroplan. Përgatita aparatin fotografik dhe pas dhjetë minutash dëgjova zhurmat e motorëve të një avioni. Kur dola të fotografoja, u shtanga kur pashë që pranë tij ndodhej një tjetër aeroplan i vogël dhe kur të dy kaluan fare ngjitur”, dëshmoi fotografi amator, banues pranë aeroportit.

Në të vërtetë, “Boeing” i kompanisë “Qantas” dhe avioni i vogël u ndanë nga një distancë prej rreth 500 metrash, në limitet e kufirit të rrezikut.

Nga ana tjetër, piloti i “Cessna”-s u tregua i aftë që të manovronte me shpejtësi dhe të nxirrte avionin nga vorbulla e lënë pas “Boeing”-ut, e cila për mjetin e tij të vogël mund të kishte rezultuar fatale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi