Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Projekti që rikthen avionët supersonikë  Empty Projekti që rikthen avionët supersonikë

Sat 24 Mar 2012 - 3:15
Projekti që rikthen avionët supersonikë  Konkordi-projektinew12 vjet pas tragjedisë së 25 korrikut të vitit 2000, kur një Concord i Air France u përfshi nga flakët në momentin e ngritjes në qiell, e për pasojë 113 pasagjerë humbën jetën, avioni më i famshëm dhe më i shpejtë në histori për pasagjerë, mund t’u rikthehet fluturimeve.

Kjo falë një projekti të inxhinierit Qiqi Uang nga Instituti Teknologjik në Masaçusets. Uang, bashkë me inxhinierë dhe fizikantë nga Universitetit i Stenfordit ka hedhur projektin e tij të avionit me dy krahë.

Pikërisht forma e tij, me dy krahë, që ngjason më shumë me projektet e avionëve në fillimet e aviacionit, shmang atë që shkencëtarët e quajnë “pika Bang”, ose zhurma që shkaktohet në momentin kur avioni tejkalon shpejtësinë e zërit.

Por shmangia e zhurmës nuk është i vetmi përfitim që mbërrin nga projekti i inxhinierit Uang. Simulimi i projektit në kompjuter ka treguar, sipas shkencëtarëve, se modeli i ri i Concord-it është edhe shumë herë më ekonomik. Kjo shpjegohet me faktin se trysnia e ajrit është shumë herë më e madhe poshtë krahëve në këtë avion, se sa në modelet e tjera.

Inxhinieri Uang dhe grupi i tij janë në pritje për të nisur punën për materializimin e projektit të tyre, që do të rikthente në qiell avionët supersonikë, të bllokuar për qarkullim civil në vitin 2003. Por në realitet, sic pranon edhe vetë Uang, projekti është i hedhur në letër që në vitet ’60 të shekullit të kaluar, kur në atë kohë, “profecia” ishte nga inxhinieri dhe fizikanti gjerman, Adolf Busemann. Projekti që rikthen avionët supersonikë  Projektisuper2Projekti që rikthen avionët supersonikë  Supersonikold
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi