Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA-BE dhe ankthi per naften Fytyra tjeter e perplasjes me Iranin Empty SHBA-BE dhe ankthi per naften Fytyra tjeter e perplasjes me Iranin

Thu 1 Mar 2012 - 21:02
Amerika vendos në gatishmëri Iranin kundër provokacioneve të reja në ngushticën e Hormuzit, ku kalon një e pesta e eksportit botëror të naftës. Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar Arabinë Saudite që të mos rrisë prodhimin e naftës për shkak të embargos ndaj prodhimit iranian, sepse në rast të kundërt do të ketë pasoja. Papritur spektri i një ankthi dhe frike për naftën shfaqet si një nga të panjohurat e mëdha, për sigurinë dhe për ekonominë botërore në vitin 2012. “Është një nga faktorët kryesorë që mund të shkaktojë apokalipsin”, deklaron eksperti i naftës Edward Yardeni, në “Washington Post”, duke vendosur në krye të klasifikimit të kërcënimeve për rimëkëmbjen.

Një gërshetim i rrezikshëm mund të krijohet nga përshkallëzimi i tensionit Iran-SHBA (nga njëra anë sanksionet amerikane që po duken më efikase se zakonisht, nga ana tjetër vazhdimi i programit bërthamor iranian dhe misteri i vrasjes së një shkencëtari, u shtohen krizës së borxheve të eurozonës). Ekspertëve nuk u shpëton fakti se ekonomitë europiane më të brishta, d.m.th. Greqia, Spanja dhe Italia, janë më të varura nga nafta iraniane, kështu rrjedhimisht më të goditurat nga sanksionet e fundit. Efektet mbi çmimet janë shtuar nga dobësimi i euros: ashtu siç tregon një studim i bërë nga Barclays Capital, nëse matet në euro nafta ka kapur kufijtë historikë të korrikut të vitit 2008. Por meqë çmimet e naftës janë në dollarë, rritja e çmimit të lëndës së parë në vendin e origjinës duket më shumë kur paguan më shumë në momentin që mbush makinën apo paguan faturën e ngrohjes.

Megjithatë goditjen e ndien SHBA-ja, sepse tensioni me Iranit vjen në fund të një përshkallëzimi në çmimet energjetike: mesatarja e kuotimit në 2011-n e kishte kaluar me 14 për qind mesataren e 2008-s, i konsideruar gjithashtu një vit rekordesh. Fatura energjetike amerikane është “shtrenjtuar” me 125 miliardë dollarë në 2011-n, shumë kohë para përshkallëzimit të krizës me Iranin. Specialisti energjetik i “Deutche Bank”, Adam Sieminski, parashikon se “çmimi i naftës 125 dollarë për fuçi ul një pikë përqindjen e rritjes në shkallë botërore, 150 dollarë dy pikë e gjysmë të GDP-së botërore të vitit 2012. Me pak fjalë, një katastrofë e vërtetë. Shqetësimet e tjera, për sa i përket rimëkëmbjes në Amerikë, Kinë dhe Europë, kalojnë në plan të dytë në krahasim me rreziqet gjeopolitike të naftës”.

Nuk është gjithçka vetëm e lidhur me Iranin, sepse dhuna në Nigeri po kontribuon në reduktimin e furnizimeve (vendi afrikan prodhon 2 milionë fuçi naftë në ditë). Megjithatë epiqendra kryesore e tensionit është ngushtica e Hormuzit. Nga ajo ngushticë kalojnë 17 milionë fuçi naftë në ditë. Teherani ka kërcënuar mbylljen e atij krahu në det si kundërpërgjigje për sanksionet e ndryshme: në veçanti ato që Uashingtoni ka ndërmarrë kundër Bankës Qendrore Iraniane, një veprim ky që po tregon të jetë efikas. Pasojat po ndihen ende në vendet e Botës së Tretë: India, që është klienti i dytë më i madh i Iranit, po shkurton importet e saj për të mos e pësuar nga sanksionet amerikane. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe Japonia dhe Turqia.

Kina mbetet importuesi numër një, por vështirë të rrisë blerjet e saj, për të mos u bërë shumë i varur nga një furnizues i vetëm. Pozicioni i Bashkimit Europian po ndiqet me vëmendje të madhe: në samitin e 23 janarit duhet të anonçohen vendimet për embargon. Por sipas zërave paraprakë, efektet e një vendimi europian nuk do të ndihen brenda gjashtë muajsh. Kjo do t’u jepte kohë emirateve arabe të vendosnin në funksion një tubacion të ri për naftën dhe Libisë të rikthejë eksportimet e saj. Në këtë mënyrë, në fund të gjashtë muajve europianët mund t’i gjejnë diku tjetër zëvendësimet e 600 mijë fuçive të naftës iraniane, që sot importojnë çdo ditë. Për sa i përket pozicionit italian “Washington Post” shkruan: “ENI ka një marrëveshje për të vazhduar marrjen e 10 mijë fuçive në ditë si pagesë e punimeve të bëra në dy depozita iraniane, pagesë kjo që sipas ritmeve aktuale nuk do të përfundojë para vitit 2014”. Ndërkohë, iranianët nuk qëndrojnë duarkryq.

Mes zgjidhjeve që kërkojnë për të kapërcyer embargon, njëra konsiston në “përzierjen” e naftës së tyre me atë të Venezuelës për të fshehur origjinën, sigurisht pas marrëveshjes me Hugo Chavez. Tensioni SHBA-Iran është rënduar nga faktorë të paparashikueshëm, si një sulm i mundshëm i izraelit kund impianteve bërthamore të Teheranit, që, nga ana tjetër, ndërthuren me fushatën elektorale amerikane. E djathta republikane akuzon Barak Obamën për “dorëzim” kundrejt Republikës Islamike. Mick Romney premton se në rast fitoreje do të mbështesë pa asnjë kusht Izraelin dhe thekson nevojën e bombardimeve kundër impianteve atomike të ajatollahëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi