“Po shtohen incestet, dy të mitura lindën pas abuzimeve”
Mon 15 Jul 2013 - 12:02
Ulet mosha e marrëdhënieve. Rreth 5% e shtatzënive, në adoleshencë. Drejtoresha Rubena Moisiu: Adoleshentet ishin 13-14 vjeçe.
Incest që nis në moshë të mitur, dhe trauma nuk mbetet me kaq. Raste të këtij fenomeni të dhimbshëm janë zbuluar vazhdimisht kur ka pasur denoncime në polici, ndërsa alarmi kësaj here ngrihet nga një tjetër institucion. Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, pohon se vazhdimisht vajza të mitura mbeten shtatzëna si pasojë e një marrëdhënieje brenda familjes. Përgjithësisht drama tentohet të mbahet e fshehtë, por konfidencialisht disa prej vajzave kanë pranuar se ngjizja e fëmijës ka ardhur si pasojë e një raporti të tillë abuziv.
“Vihet re një tendencë rritjeje e fenomenit, sidomos në zonat rurale. Vitin e kaluar kemi pasur dy raste incesti te dy vajza të moshës 13-14 vjeçe, të cilat kanë lindur në maternitet”, thotë Rubena Moisiu. Sipas saj, të miturat kanë pranuar vetë t’i rrëfejnë historitë e tyre në mënyrë konfidenciale. “Është një ngjarje e rëndë që ndodh dhe nuk duhet të anashkalohet në familjet shqiptare. Ndodh që nëna mëson se vajza abuzohet nga babai apo një pjesëtar i familjes dhe preferon të heshtë. Por ajo që realisht duhet të ndodhë është e kundërta, pasi një e mitur me këtë traumë dhe me një shtatzëni prej saj ka nevojë vërtet për ndihmë të specializuar”, thotë Moisiu.
Duke iu referuar dy të miturave shtatzëna, ajo pohon se ato kanë mësuar se do të sjellin në jetë një fëmijë atëherë kur barra ka qenë e pamundur të ndërpritet. “Informacioni në zonat rurale në lidhje me shtatzëninë apo metodat kontraceptive është shumë i vakët, aq më tepër kur kemi të bëjmë me fenomene të tilla kur vajzat abuzohen në moshë të mitur, pa ditur se çfarë ndodh me trupin e tyre. Duhet ndërgjegjësim në mënyrë që fenomene të tilla të evitohen”, thotë Moisiu.
Këtë apel drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” e bëri dje në ditën botërore të popullsisë. Në Workshopin – Analiza e barrierave ndaj shërbimeve të shëndetit riprodhues për grupet vulnerabil merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe të shoqërisë civile. panorama.

- PoetiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 825
Hobi : Dashuria
Vendndodhja : usa
Anetaresuar : 20/09/2011
Re: “Po shtohen incestet, dy të mitura lindën pas abuzimeve”
Mon 15 Jul 2013 - 21:16
kemi ec goxha me seksin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi