- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Shqipëri, 1 në 12 ushtarë, pre e abuzimeve seksuale nga kolegët
Wed 24 Jul 2013 - 23:59
Një në 12 ushtarakë të Forcave të Armatosura pranon se ka qenë pre e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale nga kolegët e tyre.
Statistikat e frikshme kanë dalë në pas një studimi disamujor për barazinë gjinore në Forcat e Armatosura shqiptare, konkluzionet e të e cilit u bënë publike në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes.
“Në total 14 ushtarakë, nga të cilët 11 femra dhe 3 meshkuj, kanë pohuar se kanë qenë pre e këtyre ngacmimeve, të cilat më pas nuk kanë preferuar t’i denoncojnë pasi nuk kishin besim tek zgjidhja e tyre”, thuhet në raportin e studimit.
Në raport theksohet mungesa e një rregulloreje të brendshme specifike, për të adresuar problemet që lidhen me ngacmimet seksuale brenda Forcave të Armatosura, ku shumica e të anketuarve shprehin mendimin që të tilla ngacmime më mirë të mos raportohen apo bëhen publike.
Ndërsa të dhënat e deklaruara nxjerrin në pah gjendjen dhe nivelin e Forcave tona të Armatosura, gjatë fjalës së saj, zv/ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria shqiptare ka arritur suksese të konsiderueshme, duke e renditur Shqipërinë të dytën, pas Holandës në NATO.
“Mund të themi me krenari se kemi një përfaqësim të denjë të tyre në misione dhe në përfaqësitë tona ushtarake jashtë vendit. Me përmbushjen e këtij procesi, Shqipëria bëhet vendi i dytë anëtar i NATO pas Holandës, që realizon suksesshëm këtë arritje. Kjo është një dëshmi më shumë e maturisë dhe e kompetencës së fituar, e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, si anëtare e denjë e NATO dhe e standardeve të arritura prej saj përmes një menaxhimi efektiv dhe efiçent të resurseve të veta”, ka nënvizuar Musaraj, shkruajnë mediat në Shqipëri. /Zëri/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi