Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Prindër që 13 vjeç, i regjistrojnë në emër të gjyshërve Empty Studimi: Prindër që 13 vjeç, i regjistrojnë në emër të gjyshërve

Mon 15 Jul 2013 - 14:31
Studimi: Prindër që 13 vjeç, i regjistrojnë në emër të gjyshërve 7c48630e-a937-462c-a89d-811331a6292b---0-
Fëmijë që lindin nga prindër 13 apo 14 vjeç e që për pasojë mbeten të paregjistruar.Ky është një prej përfundimeve, në të cilin ka arritur studimi "Analiza e barrierave ndaj shërbimeve të shëndetit riprodhues për grupet vulnerable", fokusuar në rrethet Lezhë, Kuçovë dhe Berat.

Ky studim u zbatua nga organizata Asistencë për Komunitetin në Shqipëri, ndërsa u mbështet nga Drejtoritë e Shëndetit Publik në qytetet ku edhe u zhvillua.
Një e dhënë tjetër që del nga ky studim ka të bëjë sërish me faktin e regjistrimit të fëmijëve të lindur nga prindër të rinj, pasi rezulton se në shumë raste ata regjistrohen në emër të gjyshërve dhe jo të prindërve të tyre realë.

Ndonëse përpunimi i plotë i të dhënave është në proces, autorët e tij ngritën shqetësimin mbi fenomenin e martesave në moshë të hershme.
Sipas koordinatores së studimit Holta Koçi, është pikërisht ky fenomen që po sjell edhe mosregjistrimin e fëmijëve.

"Për martesat e hershme kufiri ka zbritur tek 13 vjeç. Kemi raste edhe 10 dhe 12 vjeç në komunitetin rom. Në shumicën e rasteve janë diku tek 14-15 vjeç, që është goxha poshtë kufirit të lejuar për martesat. Martesat e hershme sjellin në jetë edhe fëmijë që duhet të regjistrohen dhe mbeten të paregjistruar. Këtu fillon problematika e mosrregjistrimit",- u shpreh Koçi.
Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi