Transplanti i veshkës, realizohet me sukses në Tiranë
Thu 18 Jul 2013 - 18:11
Bëhet për herë të parë transplanti i veshkës në spitalin 'Hygeia', por në një teknike të re të paperdorur me parë në Shqipëri.Veshka e dhuruesit është hequr në mënyrë laparoskopike, teknike kjo e përdorur në SHBA dhe vende të tjera të zhvilluar.
"Teknika me te cilen heqim veshkat është e veçantë, pasi nuk bëhet nëpërmjet kirurgjise se hapur, por në mënyrë laparoskopike. Nese më parë bënim një hapje shume të madhe për të nxjerrë veshkën, sot kjo nuk ndodh pasi nëpërmjet një kamera dhe disa prerjeve te vogla ne bejme te mundur nxjerrjen e veshkes. Kjo ben qe dhuruesi veshkes të mos ketë shumë efekte anësore apo dhimbje, por brenda dy diteve ai kthehet ne shtepi", thotë profesor doktor Emin Baris Akin.
Pacientja, e cila ka kryer transplant prane spitalit 'Hygeia' eshte vetem 19 vjeç dhe vuante prej 5 vitesh nga veshkat.Ka qene babai i saj 45-vjeçar qe i ka dhuruar te bijes njeren nga veshkat, duke bere qe te dy të jetojne pa pasur probleme shendetësore.
Teknika e avancuar per heqjen e veshkes nepermjet laparaskopisë ben qe babai te dale shume shpejt nga ambientet spitalore.
/ Top Channel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi