- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Tiranë, realizohet ndërhyrje e rrallë në zemër
Sat 18 Feb 2012 - 16:15
TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, mjekët kanë mundur të ndërhyjnë në aorten e dëmtuar të një të moshuari e cila rrezikonte carjen e përpos ndërprerjen e furnizimit me gjak të trurit.
Agim Kodra, 65 vjeç nga Durresi ishte paraqitur me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor. Pas kryerjes së një skaneri u bë i mundur përcaktimi i diagnozës “Diseksion i aortës ashendente dhe i harkut të aortës”, që do të thotë çarje ose plasaritje e shtresës së brendshme të aortes dhe rrezik i lartë çarjeje totale e aortës.
Mjekët kardiokirurgë të QSUT arritën të realizonin me sukses operacionin, që ishte dhe një ndërhyrje e rrallë. Operacioni, që është kryer për herë të parë në Shqipëri dhe që quhet Bental Operation me Elephant trunk i modifikuar do të thotë zëvendësim i aortës ashendente dhe i harkut të aortës me një proteze vaskolare (tub prej materiali sintetik) dhe reimplantim i te tre arterieve qe furnizojne trurin me gjak tek kjo proteze vaskolare.
Operacioni zgjati 10 orë, ndërsa u zgjua pa probleme dhe ekokardiogramat e bera pas operacionit tregojne funksion normal te zemres dhe te aortes. “Vetëm 9 ditë më parë ne realizuam këtë ndërhyrje e quajtur “elefant rong” e cila është një procedurë që kërkon zëvendësimin e harkut të aortës së zemrës, arteeriet që furnozojnë trurin me gjak. Kjo ka qenë ndërhyrja e parë e këtij lloji në vendin tonë, tek një pacient 64 vjeç, ku i zëvendësohet ajo pjesë e aortës me pjesë sintetike”, tha shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti. Ndërkohë, kardiokirurgu Altin Veshti ka shpjeguar me anë të fotove te gjithe proceduren e kryer gjatë 10 orëve operacion.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka vizituar gjatë ditës së sotme pacientin Kodra, duke i ka uruar shërim të shpejtë, ndërsa ka pohuar se institucioni që ai drejton do të mbështesë të tilla ndërhyrje. Vasili shprehu kënaqësinë që ndante këtë ngjarje me mjekët, “një ndërhyrje që kryhet për herë të pare, ku është bërë i mundur riparimi i një defekti në aortë dhe të punuarit në kushtet e mosfurnizimit me gjak për një periudhë prej më shumë se 45 minuta të trurit”.
Një hap shumë i madh në mjekësinë tone, e vlerësoi Vasili, duke shtuar se “ky bën të mundur që edhe hapa të tjera, po të këtij lloji dhe po të kësaj kurajoje profesionale, të ndërmerren dhe në të ardhmen”.
(d.b/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi