Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Izraeli kërcënon me ndërhyrje në terren  Empty Izraeli kërcënon me ndërhyrje në terren

Tue 20 Nov 2012 - 16:39
Izraeli kërcënon me ndërhyrje në terren  Gaza-kufi

Izraeli ka vendosur “në pritje” planet për një operacion në terren në Gaza duke u dhënë një tjetër shans bisedimeve për paqe.

Zyrtarët izraelitë u dhanë afat ndërmjetësuesve egjiptiane deri ditën e martë për të arritur një marrëveshje me Hamasin, në të kundër operacioni në terren është i pashmangshëm.

Konflikti nisi të mërkurën e kaluar kur një sulm ajror izraelit vrau komandantin e krahut të armatosur të Hamasit të cilin e akuzon si përgjegjësi kryesor i sulmeve me raketa në drejtim të Izraelit në 10 vitet e fundit.

Kundërpërgjigja e Hamasit ishte lëshimi i qindra raketave drejt vendbanimeve izraelite, ndërsa këta të fundit bombarduan me avionë objektiva në qytetin e Gazas duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 110 palestinezëve, mes tyre edhe fëmijë.

Qeveria izraelite u mblodh në orët e vona të së hënës për të diskutuar pikat e propozimit për paqe të ndërmjetësuesve egjiptianë. Një zëdhënës tha se kryeministri Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Obama “ku shpreh dëshirën që bisedimet të kenë sukses, përndryshe ndërhyrja tokësore në Gaza, e ngjashme me atë të 2008-2009, është e pashmangshme”.

Në përpjekje për të ulur tensionet mes dy palëve, të enjten do të vizitojë rajonin edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Clinton pritet të takohet me zyrtarët izraelitë dhe përfaqëesues të ndërmjetësuesve egjiptianë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi