Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja Se Çfarë Nuk Duhet Të Bëni Kurrë Përpara Të Fejuarit Tuaj Empty Ja Se Çfarë Nuk Duhet Të Bëni Kurrë Përpara Të Fejuarit Tuaj

Fri 19 Jul 2013 - 1:58
Nëse mendoni se duhet të ndani çdo gjë me partnerin tuaj, bëni shumë gabim! Ekzistojnë disa veprime apo sjellje, të cilat këshillohet që mos t’i bëni kurrë teksa pranë keni të fejuarin tuaj. Ja se cilat janë ato…Ekzistojnë disa gjëra apo më mirë sjellje, të cilat do të ishte më mirë të mos i bënit kurrë përballë të fejuarit, edhe nëse e njihni atë prej shumë kohësh. Në të vërtetë janë disa veprime që nuk duhet t’i ndani me personin tuaj të zemrës, por të vazhdoni t’i mbani ato si pjesë e intimitetit tuaj. Pra, me pak fjalë, burrat apo partnerët është më mirë që ndonjëherë të qëndrojnë “pas derës”…

Mos hani me gojë hapur

Është mirë që sado e uritur të jeni, të mos hani asnjëherë me gojë hapur përballë partnerit tuaj. Është një gjë kaq e shpifur!

Mos i shtrydhni puçrrat

Nëse keni probleme me puçrrat, të cilat mund t’ju kenë dalë në fytyrë apo në trup dhe nëse jeni mësuar t’i ngacmoni apo shtrydhni, këtë veprim mos e bëni asnjëherë nëse pranë keni të fejuarin tuaj.

Mos kuroni kallot

Mundohuni të evitoni të bëni pedikyrin para partnerit tuaj. A nuk do të ishte më mirë që ai t’i shihte këmbët e tua vetëm atëherë kur ju të keni përfunduar së bëri pedikyrin?! Sigurisht, ato do të jenë të kuruara, të pastra dhe mjaft të bukura dhe gati-gati perfekte për syrin e të fejuarit tuaj.

Mos vendosni kremin anticelulit

Të masazhoni kremin anticelulit është një nga ato gjërat që duhet ta bëni larg vështrimit të fejuarit tënd. Nuk do t’i pëlqente aspak të shihte gjëndrat e dhjamit në trupin tuaj, sado i dashuruar të jetë me ju!


Mos u depiloni përpara tij

Nëse mendoni se nuk është aspak problem të depiloheni përpara të fejuarit tuaj, mendoni gabim! Atij nuk do t’i pëlqente kjo gjë, madje do të ndiente neveri, edhe pse nuk mund t’ua thotë!

Mos përdorni fjalor vulgar dhe të pistë

Është mirë që mos të përdorni një fjalor vulgar dhe të pistë, ndërsa jeni duke biseduar me të fejuarin tuaj, apo me të tjerë në prezencën e tij. Është një gjë aspak femërore. Tregohuni e zgjuar, lërini gjërat të nënkuptohen.

Mos u grindni me shoqet

Përpiquni të mos grindeni me shoqet përballë partnerit tuaj. Nëse e keni të “nevojshme”, bëjeni kur të mos jetë ai.

Mos e lini hapur derën e banjës

Nëse i keni premtuar njëri-tjetrit se do të ndani çdo gjë bashkë, nuk besoj se në to do të jetë përfshirë edhe momenti kur ju do të kryeni nevojat personale! Ndaj mbylleni derën e banjës!

Mos i mbani veshur pizhamet gjatë gjithë ditës

Nëse ndonjëherë qëndron në shtëpi me të fejuarin tuaj gjatë gjithë ditës, mos mbani veshur vetëm pizhame. Janë shumë të mërzitshme për të!

Mos hani ëmbëlsira

Nëse i pëlqeni shumë ëmbëlsirat, mos bëni si të pangopura kur i hani ato përpara të fejuarit.

Mos përdorni manikyrin

Mos i prisni thonjtë dhe mos i lyeni ato, ndërsa pranë jush ndodhet burri apo i fejuari juaj.

Mos fusni gishtin në hundë

Ndoshta mund t’ju ndodhë rrallë, apo në mënyrë të pandërgjegjshme, që të fusni gishtin në hundë, sepse e keni të nevojshme. Por mos u justifikoni me këtë përpara të fejuarit. Është e shpifur, do të dukeni tamam si një fëmijë!

Mos bëni gazra

Nëse ndieni që barku juaj është fryrë dhe mendoni se nga momenti në moment mund t’ju dalin gazra, shkoni menjëherë në banjë në qoftë se pranë keni të fejuarin tuaj.

Mos lyeni flokët

Mos i lyeni flokët në shtëpi kur aty është edhe partneri juaj.

Mos përdorni korse



Do të ishte mirë që kur të dilni vetëm për vetëm me të fejuarin, të mos përdornit korse. Ju mund t’i “zhduknit” vetëm për një moment kilet tuaja të tepërta, pasi më pas ai do t’i zbulojë me patjetër!bota-shqip.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi