Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Turizmi, Shqipëria vendi i 6 në botë Empty Turizmi, Shqipëria vendi i 6 në botë

Wed 29 Dec 2010 - 19:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Një studim i ekspertëve turistikë, i bërë publik nga televizioni amerikan CNN, tregon destinacionet më të preferuara turistike për vitin 2011.Në vendin e parë do është Nju Jorku dhe konkretisht vendi i ish-kullave binjake në 10-vjetorin e sulmeve terroriste. Ndërkohë që në këtë listë është edhe Shqipëria, e cila renditet në vendin e gjashtë. Shqipëria u jep udhëtarëve një shije të Mesdheut, pa një grumbull të madh njerëzish dhe pa cmime të larta”, thotë studimi për vendin tonë. Si destinacioni i duhur për t’u vizituar në të këshillohet qyteti jugor i Gjirokastrës. “Destinacioni që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë është Gjirokastra, një qytet, qendra historike e të cilit ka hyrë në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s”, thuhet në studim. Në të tregohet gjithashtu se qendra e qytetit është ndërtuar me kalldrëmin e epokës otomane. “Është një qytet me atmosferë dhe ka shumë histori”, thotë studimi, i cili nuk harron as plazhet e bukura. “Me plazhe piktoreske, ushqim të mirë dhe disa trashëgimi kulturore, Shqipëria do të jetë një vend i pamposhtur për një kohë të gjatë”, thuhet më tej në studim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi