Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zemra e pakuptuar dhe sa e thjeshtë. Empty Zemra e pakuptuar dhe sa e thjeshtë.

Wed 29 Dec 2010 - 19:12
Zemra eshte e pakuptueshme dhe aq sa eshte e komplikuar eshte edhe e thjeshte!
Mundohet qe me disa shumezime te grades se vogel t'i vere nje diçiture jetes ne vazhdim,pastaj te te thote nje rezultat qe nuk e pret,nje enigme qe nuk e kupton!

Sa shume gjera mbeshtillen ne jeten e njeriut duke marre nje emer qe nuk e meritojne,duke marre nje fytyre qe nuk e njohin,pastaj hidhen ne krahet e dikujt qe nuk i kupton dhe gjithçka behet e komplikuar dhe e rendomte njekohesisht...

Jeta eshte nje melodi e njejte per te gjithe,por veshet e secilit kane nje ndjeshmeri te ndryshme duke i dhene ngjyra dhe timbre qe nuk i ka dhe ne te gjitheve na duket se jeta jone eshte me e mira,me e kuptueshmja,me e shtrenjta!

Asnjeri nga ne nuk e ka pyetur veten,valle në jemi ne kaq te kushtueshem per jeten?!

A i dhimbsemi ne asaj ashtu siç na dhimbset ajo neve?!

A i duhemi ne asaj siç na duhet ajo neve?!

Por eshte nje pyetje pergjigjen e se ciles eshte me mire qe te mos e dime se lendohemi gjer ne ate pike sa ekzistenca jone te na duket nje absurd dhe asgje me shume!

Njeriu ka nevoje qe dikush ta doje perfundimisht,por dhe qe te doje dike ne te njejten menyre,sepse eshte e pakundershtueshme qe jemi qenie qe jetojme nga dashuria,lindim nga ajo dhe gjate gjithe jetes kemi nevoje per ate si per ajrin qe thithim,si per ujin,apo per buken qe hame.

Cili eshte mendimi juaj?!
A nuk eshte dashuria e domosdoshme dhe jetike?!
A mendoni se zemra eshte e komplikuar por dhe e thjeshte?!
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Zemra e pakuptuar dhe sa e thjeshtë. Empty Re: Zemra e pakuptuar dhe sa e thjeshtë.

Sat 5 Mar 2011 - 10:13
pa dashuri nuk ka jet eshte e domosdoshme per jeten e nje njeriu ne veqanti ata qe nuk jane normal e nuk kane ndjenja se per ndryshe nje njeri normal duhet ta ket pa tjeter nje dashuri....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi