Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Jahjaga e Nikoliç bashkë në samitin e Bërdos Empty Jahjaga e Nikoliç bashkë në samitin e Bërdos

Tue 23 Jul 2013 - 13:20
PRISHTINE- Lubjana dhe Zagrebi zyrtar ftojnë presidentët e Kosovës dhe Serbisë që të marrin pjesë në samitin e Procesit të Bërdos, në Slloveni. Me nismë të presidentëve Borut Pahor dhe Ivo Josipoviç, presidentja e Republikës Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë Tomislav Nikoliç, pritet të marrin pjesë të enjten në këtë konferencë, e cila mbledh tetë presidentë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Jahjaga e Nikoliç bashkë në samitin e Bërdos 63385_1
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu.

“Me ftesë të presidentëve të Sllovenisë Borut Pahor dhe të Kroacisë Ivo Josipoviq, presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të vendeve të rajonit të Ballkanit, i cili do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë”, tha Vllahiu.

Në takimin e 25 korrikut praninë e tij e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës François Hollande, i cili do t’iu drejtohet të pranishmëve me një fjalim.

Presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, shihen si promoter të zgjerimit të mëtejmë të Bashkimit Evropian dhe të raporteve të mira ndërfqinjësore në rajon.

Konferenca e Bërdos në Kranj, shihet si një forum i nivelit të lartë që do të forcojë bashkëpunimin ndërshtetëror mes vendeve të rajonit, e që është edhe kriter bazë për integrimin evropian të këtyre shteteve.

“Presidentja Atifete Jahjaga, si edhe të gjithë presidentët e tjerë pjesëmarrës në takim do të mbajë një fjalë rasti, në takimin e inicuar nga presidenti slloven dhe ai kroat, si nismë për të ndihmuar integrimin e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha të hënën për Radion Evropa e Lirë, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Arbër Vllahiu.

Radio Evropa e Lire merr vesh se në takim, përveç presidentit francez Hollande, ka mundësi të marrë pjesë edhe Perfaqesuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme e siguri Catherine Ashton.

Atifete Jahjaga dhe Tomislav Nikoliq janë takuar disa herë gjatë këtij viti.

Fillimisht me nismën e baroneshës Catherine Ashton, në kuadër të dialog të lartë politikë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Por takimet në nivel presidentësh në samite ndërmjet dy presidentëve Jahjaga dhe Nikoliq, kanë vazhduar gjatë muajve të ardhshëm.

Ata u takuan në Sllovaki në Samitin e Presidentëve të Evropës Lindore dhe Jug-Lindore, dhe së fundi në Kroaci në fund të qershorit, dhe fillim të korrikut, pas hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Samiti i Bërdos vjen pas dështimit të një konference të njëjtë të nivelit të presidentëve, që është dashur të zhvillohet në muajin qershor në Ohër, nën organizimin e kryetarit të Maqedonisë.

Por Samiti i Ohrit, nuk u mbajt për shkak se organizatorët nuk e ftuan edhe presidentën e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Disa nga presidentët e vendeve të ftuara, si ai i Kroacisë, Shqipërisë dhe Sllovenisë, e anuluan pjesëmarrjen në shenjë kundërshtimi të mospjesëmarrjes dhe mos-ftimit të Kosovës në Samit.

Samiti i Bërdos është i pari i këtij lloji, që mbledh presidentët e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e dy vendeve anëtare të BE-së, dikur pjesë e ish-Jugosllavisë.

Besohet se samiti i këtillë do të vazhdojë të mbahet dhe presidentët e shteteve të Ballkanit, si dhe organizatorët mund të merren vesh për vazhdimin e konferencave të tilla, duke përcaktuar edhe modalitetet e takimeve.
/Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi