Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Greqi, policia vazhdon kërkimin për të arratisurin Ilir Kupa Empty Greqi, policia vazhdon kërkimin për të arratisurin Ilir Kupa

Tue 23 Jul 2013 - 13:25
Ndërsa policia greke po pret të marrë disa “përgjigje” nga telefoni celular i Marian Kolës, ngushtohet edhe më shumë rrethimi për të kërkuarin tjetër, Ilir Kupa, i arratisur gjithashtu nga burgu i Trikalas.
Greqi, policia vazhdon kërkimin për të arratisurin Ilir Kupa 70879
Patrulla policore "krehin" gjithë zonën rreth prefekturave të Janinës, ndërsa postblloqe janë ngritur në rrugët që të çojnë drejt kufirit me Shqipërinë.

Në kërkime merr pjesë dhe një helikopter, ndërsa rëndësi e madhe iu është dhënë kamerave termike, të cilat bënë të mundur zbulimin e Marian Kolës të dielën në mëngjes.

Sipas policisë, nga ora 4:30 e së dielës kur dy shqiptarët u pikasën, e deri në orën 11:30 kur mjegulla u largua, Ilir Kupa kishte rreth 7 orë kohë për t’u fshehur. Vlerësohet se ai tani është i lodhur, i frikësuar dhe i pangrënë, për shkak se la pas një çantë me ushqime të gatuara, ndaj kapja e tij është vetëm çështje kohe.

Sipas policisë, mundësitë më të mëdha janë që ai të përpiqet të kalojë kufirin, pasi në zonën ku është futur, nuk ka më shtëpi të pabanuara, ku mund të strehohet.

Fakti që të arratisurit kishin me vete ushqim, ujë e jelek antiplumb, ka krijuar përshtypjen se ata ndihmoheshin ndoshta nga një palë e tretë, të cilën policia përpiqet ta zbulojë nëpërmjet bisedave telefonike të kryera nga Marian Kola. Edhe pse bateria e telefonit të tij ishte hequr, burime thonë se në disa raste ai e ka përdorur për të biseduar me bashkëpunëtorët e tij.

Krerët e Policisë Greke dhe Ministrisë së Rendit deklaruan dje se operacioni policor do të vazhdojë jo vetëm për kapjen e Ilir Kupës, por në gjithë Greqinë për kapjen e shqiptarëve të tjerë të arratisur nga burgu i Trikalas, vendndodhja e të cilëve ende nuk është identifikuar.
(Balkanweb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi