Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burri shekullorë nga India që ka lindur në 10 mars 1872! Empty Burri shekullorë nga India që ka lindur në 10 mars 1872!

Tue 23 Jul 2013 - 18:09
Burri shekullorë nga India që ka lindur në 10 mars 1872! Thumb_250x150Ndoshta njeriu më i moshuar në botë!

Një burrë nga India pretendon se është 141 vjeç, diçka që nëse vërtetohet e cakton automatikisht njeriun më të moshuar në jetë në të gjithë botën!
Feroz-un-Din Mir nga Kashmiri pretendon se ka dhe certifikatë lindjeje e cila vërteton se ai ka lindur në 10 mars të vitit... 1872.

Një përfaqësues i Guinness World Records po heton pretendimet e Feroz dhe nëse ato vërtetohen atëherë ai është 26 vjeç më i madh se mbajtësi aktual i këtij çmimi që është 115-vjeçarja Misao Okawa, thekson Daily Mail.
Mir është i martuar me 80-vjeçaven Misra, ndërsa ka humbur dhe katër gra të tjera.

Burri shekullor me pak ndihmë nga familja e tij mund të lëviz, shikon vetëm nga syri i majtë dhe fletë gjuhën e nënës, e cila është Pahari.

Mir ndoqi gjurmët e të atit të tij, kështu ai u bë një shitës frutash dhe shpeshherë e shoqëronte për në Pakistan. Dekadën e viteve 1890 u martua me gruan e tij të parë dhe jetoi bashkë me të në Pakistan deri sa ajo ndërroi jetë në vitin 1900.

“Nuk kishte në atë kohë kufij midis Pakistanit dhe Indisë”, deklaron Mir, duke shtuar “Transportoja në Kashmir fruta nga Karatci”.

Ndërsa mbeti i ve, u kthye në Kashmir ku dhe u martua dhe katër herë të tjetra.
“Dëgjonim kaq histori nga ai kur ishim të vegjël, saqë nuk ngopeshim. Është një njeri shumë interesant që e ka parë jetën nga shumë afër”, deklaroi për Daily Mail, mbesa e tij./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi