Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dashuria e vjetër nuk ju lë të qetë Empty Dashuria e vjetër nuk ju lë të qetë

Thu 25 Jul 2013 - 13:31
Situata jetësore në të cilën ndodhet femra në lidhje-martesë “të lumtur”, ndërkaq mendimet, dëshirat, ndjenjat i kanë akoma te ish i dashuri, mund të definohen si pengesë
Dashuria e vjetër nuk ju lë të qetë 2830E9C6259791FE405F11377C64DCB2
Shumica e damave, të cilat në shikim të parë duken se kanë martesë dhe lidhje të lumtur, bartin me vete plagën e cila akoma nuk u është shëruar, konfliktin të cilin nuk e kanë zgjidhur, dëshirën e cila nuk u është plotësuar, pra e gjithë kjo është përshkruar me dy fjalë: dashuri e vjetër.
Situata jetësore në të cilën ndodhet femra në lidhje-martesë “të lumtur”, ndërkaq mendimet, dëshirat, ndjenjat i kanë akoma te ish i dashuri, mund të definohen si pengesë. Mirëpo, pengesën e paguajnë “shtrenjtë”, sepse për ruajtjen e mashtrimit, lajthitjes dhe bindjeve të gabuara, shpenzojnë energji të mëdha.

E po, unë e dua!
Humbja e kohës në vuajtjen e imagjinare, vjen nga nevojat kokëforta femërore që të mos ia falë lehtë vetes pse nuk ka pasur sukses ta krijojë lidhjen me përfundim të lumtur. Mirëpo, ky është ideal i huaj. Është më se e qartë që prapavija e kësaj gjendjeje është krejtësisht tjetër gjë, jo dashuria.
Unë vërtet e dua! Vërtet!
Është i përhapur paragjykimi që dhembja nga ndarja “shërohet” me krijimin e lidhjes së re. Në këtë mënyrë jo vetëm që e lëndojmë të dashurin e ri, por edhe veten, - nuk fitojmë asgjë. Mësimi emocional dhe korrigjimi i qëndrimit bëhen kur lidhjen e re e fillojmë vetëm kur ta kemi “paketuar” të vjetrën në “muze”.
Si të veprohet pastaj?
Përpjekja që mendërisht të gjendesh në situatën kur sërish të dashurosh, kur të jesh e dashur dhe kur lidhja juaj të bëhet realitet, realitet i cili do të jetë premtues, e jo kujtim i pikëlluar në mjegullnajë. Vuajtja për ish të dashurin është e padrejtë në rend të parë ndaj vetvetes, sepse është e qartë që lajthitemi. portalb.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi