Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dua mashkull të përkushtuar qoftë edhe me bark Empty Dua mashkull të përkushtuar qoftë edhe me bark

Thu 25 Jul 2013 - 18:35
  • Egoizmi i femrave që preferojnë më shumë një mashkull me bark që u kushton atyre vëmendje sesa një tjetër që kujdeset për vete. Vetë, të bukura për partnerin, veten dhe plazhin

Dua mashkull të përkushtuar qoftë edhe me bark Bulbous-Belly-Beach-L
Luela Myftari

-Plazhi, kremrat, partneri. Këto dhe të tjera janë fjalët më të përmendura për momentin nga femrat në Shqipëri. Të huajt që vizitojnë vendin tonë gjatë verës, pa diskutim do të deklaronin se shqiptaret janë të bukura, të kuruara dhe gati për sete fotografike në brigjet detare. Nuk do të ndodhte kështu nëse do t‘i pyesnim për meshkujt. Dhe realisht, në plazhet tona, përgatituni të shihni çuna të rinj të cilët kanë zgjedhur të “përkëdhelin” më shumë partneret se sa veten. Rrugëve të kryeqytetit, meshkujt na shfaqen me pak bark, ose pa trup të tonifikuar. Kjo nuk ndodh me femrat që edhe kur dalin të pinë kafe në Bllok, janë të kuruara edhe në detajet më të vogla. Ky rezultat, mendohet të shpjegohet me anë të një sondazhi të zhvilluar në një portal italian takimesh online.

Në këtë sondazh janë përfshirë më shumë se një mijë gra. Ato janë pyetur se çfarë lloji mashkulli do të preferonin nëse në ndonjë rast do t’u shkonte ndër mend të tradhtonin partnerin e tyre. Përgjigjet shënonin preferenca të ndryshme, por ajo që të bënte më shumë çudi ishte fakti se 47 për qind e femrave deklaruan që preferojnë meshkuj me bark, meshkuj të cilët nuk janë të fiksuar pas pamjes së tyre të jashtme, pas një fiziku muskulor. Madje, në përgjigjen e tyre, këto femra shpjegonin edhe arsyen e zgjedhjes së tyre. Sipas italianeve, një burrë që kalon shumë orë në palestër nuk gjen kohë për partneren e tij, ose për femrën së cilës duhet t’i përkushtohet. Interesi i meshkujve që janë të fiksuar për një një fizik të bukur, sipas tyre, janë muskujt e fryrë e të ngjeshur, gjë që femrave duket se nuk u intereson aq shumë sa vëmendja e tyre. Ky lloj egoizmi ka filluar të shfaqet dukshëm edhe tek femrat shqiptare. Rezultatet janë të qarta. Në plazhet tona nuk gjen meshkuj të kuruar aq sa femrat. E duke qenë se shoqëria shqiptare gjithë këto vite ka ndjekur tendencat e italianëve, kopja e këtij modeli ka filluar të zhvillohet edhe në Shqipëri. Përpjekja për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, po sipas femrave është kurimi. Dietat, palestrat dhe vrapi nga Liqeni Artificial kanë filluar më shumë se kurrë të jenë pjesa kryesore e ditës së një femre, e cila përgatitet të fillojë disa pushime “e zhveshur”.

Kjo kërkesë që dukshëm femrat po ia drejtojnë vetes, në shumicën e rasteve nuk u drejtohet meshkujve. Këto të fundit mjaft të tregojnë vëmendje dhe tërheqje ndaj seksit femëror. Me pak fjalë egoizmi i sotëm femëror përkthehet: “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”. E në gjithë këtë përkujdesje ia vlen të theksojmë se femrat që sot justifikohen se duan të duken bukur për veten e tyre, kanë si parim tërheqjen e vëmendjes, që shpeshherë nuk kërkohet vetëm nga partneri, por nga “i gjithë plazhi”. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Pothuajse në të gjithë botën, revistat, jo vetëm ato të modës, por edhe televizionet na sjellin çdo ditë modele, këngëtare dhe femra të show-bizz-it që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të tundojnë të ndjekësh ndonjë dietë që bën mrekullira në vetëm një javë. Një nga të përditshmet prestigjioze londineze rreshtonte se si mund të arrihet miti i një barku të tendosur. Shumica e atyre që e pëlqenin këtë shkrim dhe të tjera të këtij lloji ishin femrat. Me siguri, shumica e tyre tashmë ka filluar të ndjekë pesë hapat që përcillte ky shkrim. Edhe “Shekulli” është i sigurt që lexueset, tashmë janë bërë kurioze për këto pesë zgjidhje që të çojnë drejt mitit të verës, barkut të tendosur. Ndaj vendosëm t’ua zbulonin edhe juve zgjidhjen.

5 mitet

Secili nga ne në fakt kamuskuj. Ata thjesht qëndrojnë të fshehur nën një shtresë të trashë e ndonjëherë plot yndyrë, në stomak. Si fillim, duhet të përqendroheni në djegien e shtresës së yndyrës që mbulon muskujt e barkut. Dhe kjo bëhet vetëm me disa ushtrime për barkun. Pas ushtrimeve gjimnastikore, e dyta në listë vjen ushqyerja. Mos i mohoni vetes ushqimin e mirë. Jo domosdoshmërisht i mirë quhet ushqimi që ju shijon më shumë. Kequshqyerja dhe mungesa e theksuar e ushqimeve do t’ju ndihmojë. Madje, të ushqyerit e pakët, mund t’ju prishë metabolizmin duke krijuar kështu mohim të vetvetes dhe jetë të shëndetshme. Është e rëndësishme që të kuptojmë se trupi i njeriut është komplekse dhe si rezultat, mungesa e ushqimit vetëm sa do të ngadalësojë rezultatet që doni të arrini. Është e rëndësishme të mos i mohoni vetes ushqimin, por të hani ushqime të shëndetshme në intervale të shkurtra kohe. E treta dhe më e rëndësishmja janë pilulat e dobësimit. Për këtë çështje mjaft që ta bindni veten se nuk ekzistojnë “pilulat magjike”. Ato vetëm sa dëmtojnë shëndetin dhe xhepin tuaj. Ndaj, sekreti i tretë është mospërdorimi i pilulave. Rezultate mund të keni, për momentin, por më vonë mund të pendoheni. Asnjë pilulë nuk është magjike dhe nuk ka efekte anësore. E nëse deri tani, këto këshilla ndalojnë ato që ne vërtet na duken metodat më të shpejta dhe më të mira të dobësimit, përgatituni për dy këshillat e fundit: të konsumoni produkte dietike, që përmbajnë pak sheqerna dhe kripëra, dhe të shmangni ushqimet me karbohidrate.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi