Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dom Nik Ukgjini, ati përkushtuar historisë Empty Dom Nik Ukgjini, ati përkushtuar historisë

Wed 24 Oct 2012 - 12:42
Nikë Ukgjini, u lind më 19 janar 1957, në Dugojevë të Klinës në Kosovë.

Mësimet e para i mori në vendlindje ndërsa gjimnazin klasik fetar e kreu në “Paulinum” të Vojvodinës.

Në vitin 1982 u diplomua për studime filozofike dhe teologjike në Zagreb të Kroacisë. Pas përfundimit të studimeve, shugurimin meshtarak e mori në Titograd, Podgorica e sotme.

Si meshtar i ri, e mori detyrën e famullitarit në famullinë malore të Gucisë, zonë shqiptare në Malin e Zi.

Në vitin 2002 u doktorua në degën e historisë pranë Universitetit të Zagrebit, me temën “Shqiptarët katolikë në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi të sotëm gjatë pushtimit osman shek. XV-XIX”.

Pas një pune 13-vjeçare në Guci, në vitin 1995 erdhi në Shqipëri duke parë nevojën që kishte për meshtar në vendin tonë.

Në vitin 1996 ai u pranua në Kryedioqezën e Shkodrës dhe ka kryer veprimtari të shumta pranë këtij institucioni.

Krahas kontributit të shumtë fetaro-kulturor, Dom Nikë Ukgjini nga tetori i vitit 2006 kryen detyrën e famullitarit në famullinë e Kuklit te poetit Ndre Mjeda.

Veprimtaria fetare nuk e pengoi Dom Nikën t’i përkushtohet edhe botës së letrave. Ai është autor dhe redaktor i shumë botimeve shkencore lidhur me jetën, veprimtarinë dhe kontributin e shumë figurave të shquara të historisë sonë si Ndre Mjeda, Gjon Buzuku, Frang Bardhi etj.

Puna akademike e famulltarit të Kuklit është e lidhur ngushtë me zhvillimin e katolicizmit në Shqipëri.

Krahas këtyre aktiviteteve Dom Nikë Ukgjini është marrë edhe më veprimtari filmike. Angazhimi i tij deri tani ka qenë si producent i filmave dokumentarë.

Në prodhimtarinë e tij kinematografike spikasin dokumentarët e realizuar për figura të shquara të kombit tonë.

Në vitin 2005 realizon filmin “U doni Gjoni”, kushtuar Mesharit të Gjon Buzukut. Një vit më vonë sjell “Pak dritë në errësirë”, një film kushtuar jetës së Frang Bardhit.

“Misioni i ringjallur” është dokumentari që pasqyron veprimatrinë e etërve jezuitë në Shqipëri nga viti 1841-2006.

Një film më vete edhe për historikun e përkthimeve biblike në gjuhën shqipe, “Heronjë e librit” u realizua në vitin 2008 në Shkodër.

Në arkivin e këtij regjizori amator nuk mund të mungojë një dokumentar për Ndre Mjedën. “Andrra e jetës” është filmi që pasqyron me detaje jetën e një poeti që mbi të gjitha deshi Shqipërinë.

Ndër prodhimet e fundit të Dom Nikës është “Çeta e Profetëve” kushtuar Pjetër Bogdanit.

Aktualisht regjizori, prifti dhe producenti ynë po realizon një dokumentar për Pjetër Budin me të njëjtin mision si në të gjithë veprimtarinë e tij, të ndriçojë historinë e Shqipërisë.

Dom Ukgjini: Klerikët, gjithmonë pishtarë të artit dhe kulturës kombëtare

“Klerikët në të shkuarën janë marrë shumë me letërsi dhe art. Ata kanë qenë pishtarë të gjuhës, kulturës e letërsisë, unë vetëm kam trashëguar nga ata”, nisi rrëfimin e tij në emisionin e “Pasdites”, Dom Ukgjini.

“Tani po merrem dhe me këto figura që janë të njohura në letërsi, por jo të ekranizuara. Vetëm pak filma janë zhvilluar. Aktiviteti i parë ka qenë në 2005-n, me rastin e përvjetorit të Mesharit të Buzukut. Mes konferenave që u mbajtën, duke kuptuar rolin e ekranit, thashë të hyj dhe të bëj disa dokumentarë, që i nisa me Buzukun, pasi është një mënyrë e lehtë dhe e përshtatshme për të njohur popullin me këto figura”.

Njëkohësisht i apasionuar pas historisë dhe dramaturgjisë, Ukgjini shpjegoi më tejë idenë dhe punën e tij: “Jam këshilluar me ekspertë të kësaj fushe, në fillim bashkëpunova me Stafan Çapaligun, një dramaturg i njohur shkodran, duke vazhduar me Tonin Çobanin, Tonin Ujkën, që ka bërë edhe regjinë, aktorë të teatrit “Migjeni”, Tonin Gegën, personazh që është marrë gjithë jetën si reporter dhe shumë figura të tjera”.
Dom Nik Ukgjini, ati përkushtuar historisë Dom-nik-ukgjini
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi