Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse meshkujt vetëm nëpër filma bëjnë kështu? Empty Pse meshkujt vetëm nëpër filma bëjnë kështu?

Fri 26 Jul 2013 - 20:31
  • Filmat janë fajtorë për shumë fatkeqësi që ndodhin nëpër lidhje dashurie.

Pse meshkujt vetëm nëpër filma bëjnë kështu? 0D6C0E8520BC88D96C012EFDD824C038
Filmat janë fajtorë për shumë fatkeqësi që ndodhin nëpër lidhje dashurie. Edhe pse nuk do ishin, thuajse në çdo komedi romantike, aktorja kryesore zakonisht e ka pranë vetes heroin më të fuqishëm, I cili I bën disa nga gjërat në vijim:

1-I vjen të dashurës tek dritarja dhe këndon

Shumica e femrave kur zihen me të dashurin, rijnë në krevatin e tyre, qajnë dhe tentojnë ta thërrasin në telefon. Heroi I filmit e kupton se atë që e ka bërë është gabim, dhe do të vrapojë ta përmirësoj gabimin me një buqet lulesh para derës së vajzës të cilës ia ka lënduar ndjenjat. Nëse ka nevojë do të qëndrojë para derës së saj dhe në shi do të këndojë serenada, kështu që shumë femra i bën të qajnë para televizionit dhe fillojnë ti urrejnë të dashurit të tyre edhe më shumë.

2-Dashurohet në vajzën e lagjes edhe pse është rrethuar nga manekenet

Biznesmeni i suksesshëm i cili vazhdimisht është i rrethuar nga femra të bukura dhe mund ta ketë cilët që të dëshirojë, përnjëherësh vendos se dashuria e jetës së tij është fqinja e tij të cilën e ka takuar rrugës drejt shitores së bukës? Filmat na mësuan se rrugës deri te kontejnerët ndoshta do ta takojmë dashurinë e jetës sonë, që ndoshta nuk është edhe aq reale, por mashkulli sigurisht në atë “moment romantik” derisa i hedhim mbeturinat, nuk do të ndalet para nesh që të na e kërkojë numrin e telefonit, edhe pse jemi të veshura me pizhame.

3-Dashurohet në femrën me të cilën janë marrë vesh vetëm për sex

Ashton Kutcher dhe Natalie Portman, Justin Timberlake dhe Mila Kunis, kanë disa punë të përbashkëta: janë shumë të bukur, që të gjithë kanë marrëveshje se janë bashkë vetëm për sex i cili nuk kyç kurrfarë emocione dhe plotësisht janë jo real. Qiftet që janë miq me beneficione, rrallë përfundojnë si ata nëpër televizione, sepse edhe nëse njëri nga personat dashurohet, tjetri nuk i ka ndjenjat e njëjta, dhe në mënyrë të pashmangshme do të vije deri tek ndarja./Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi