Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjerat Irrituese Që I Bejne Meshkujt Empty Gjerat Irrituese Që I Bejne Meshkujt

Sun 22 Apr 2012 - 18:47
Kur bëhet fjalë për gjërat që i bëjnë shpesh meshkujt dhe të cilat e irritojnë gjininë e bukur, kjo listë është vërtet shumë e gjatë. Mirëpo, jua sjellim vetëm gjashtë shprehi të këqija të cilat i frustrojnë shumë femrat.Prekja e pjesës intime, gogësima dhe lëshimi i gazrave në publikKur mashkulli në publik, ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme, prek pjesën intime të trupit të tij, kjo femrave u duket e turpshme. Në një moment të tillë ato dëshirojnë që toka të hapet dhe t’i gëlltisë brenda. Lëshimi i gazrave dhe gogësima janë, po ashtu, në këtë kategori.

Nevrikosja dhe zemërimi në komunikacion
Meshkujt shumë shpesh e humbin kontrollin dhe nevrikosen gjatë vozitjes. Kjo ndodh sidomos kur në këtë bisedë përfshihet edhe femra. Meshkujt, po ashtu, kanë paragjykime se pas timonit të automjetit që u pengon gjendet një femër.

Egoja mashkullore
Meshkujt mendojnë se ilaçi për egon e tyre është që të kenë një motor dhe me shpejtësi të madhe të kalojnë nëpër turmë. Ata nganjëherë pëlqejnë të përulin femrat, ndërsa irrituese është edhe kur gjatë shprehjes shfrytëzojnë fjalë të gabuara.

Sjellja vulgare ndaj femrave
Fjalët vulgare nuk janë mënyra me të cilën mashkulli mund ta përvetësojë një femër. Ata, fjalë të tilla nuk duhet të thonë as në situata të tjera. Kjo thjeshtë nuk u pëlqen femrave.

Sjellja e papjekur dhe pakujdesia
Të shpeshta janë skenat kur femrat bisedojnë dhe zihen me partnerët e tyre, ndërsa gjatë kësaj, ata as që janë të vetëdijshëm se për çfarë është fjala, ashtu që me kalimin e kohës nuk e kanë idenë se për çfarë po bëhet kjo bisedë. Meshkujt nganjëherë nuk e kuptojnë thelbin e problemit, ndërsa kjo i irriton femrat.

Egoizmi
Femrave nuk u pëlqen kur meshkujt konsiderojnë se janë qendra e botës. Është koha që ta kuptojnë se nuk janë. Ndërsa nëse edhe femrat mendojnë se janë qendra e botës, atëherë edhe ato bëjnë gabim. Është e domosdoshme që të dyja palët të kuptojnë se jeta nuk është vetëm ajo që ata dëshirojnë, por se jeta sjell gjëra që u pëlqejnë, por edhe ato që nuk u pëlqejnë nuk janë të rralla.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi