Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Katër persona do hidhnin në treg 50 mijë euro false Empty Katër persona do hidhnin në treg 50 mijë euro false

Sun 28 Jul 2013 - 13:34
Gjykata e Tiranës deklaroi fajtorë katër persona të akuzuar për falsifikim të eurove në sasi të mëdha, në kryeqytet.
Katër persona do hidhnin në treg 50 mijë euro false Images?q=tbn:ANd9GcRM7DWwjCMPx7lAQ6FMXpw1e2sCCrhPvsvNCZSFQBre3Cl1W_aT
Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan nga operacioni i koduar “EURO” në shkurt të këtij viti. Gjatë hetimeve, Prokuroria siguroi përgjime telefonike të bisedave mes tyre, ku ata flisnin në mënyrë të koduar. Vendimi i fajësisë ndaj të pandehurve Çezar Hajdari, Florian Qatipi, Klodian Çeka dhe Besjan Cici për akuzën e “falsifikimit të kartëmonedhave”, në bashkëpunim, u shpall më 22 korrik. Referuar vendimit, i pandehuri Hajdari u dënua me 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa tre të pandehurit e tjerë me nga 5 vjet heqje lirie. Të katër ata përfituan nga ulja e një së tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të pandehurit Çeka dhe Cici gjykata vendosi lirimin e tyre me kusht për një periudhë 3-vjeçare.
FALSIFIKIMI
Sipas vendimit të gjykatës, të pandehurit e dosjes ishin identifikuar nga strukturat policore të shtetit si persona që në bashkëpunim me njëritjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e vënies në qarkullim të monedhave të falsifikuara në qytetin e Tiranës. Fillimisht oficerët e Policisë Gjyqësore kanë siguruar tri kartëmonedha, një prerje 100-she dhe dy prerje 50-she, të cilat pasi janë ekspertuar, kanë rezultuar tërësisht prodhim fals. Në vijim “në lojë” është futur edhe agjenti i infiltruar, i cili ka porositur te të dyshuarit një sasi prej 1000 eurosh. Sipas akteve të Prokurorisë, pak ditë më pas sasia e eurove të falsifikuara i është vënë atij në dispozicion. Më pas, i infiltruari ka bërë disa porosi të tjera dhe në të gjitha rastet kartëmonedhat ishin të falsifikuara. Në nga këto takime, i pandehuri Florian Qatipi i është zotuar agjentit të infiltruar se mund t’i prodhonte 50 mijë euro false.
PËRGJIMET
Në vendimin e gjykatës zbardhen përgjimet e bisedave mes agjentit të infiltruar dhe të pandehurve, ose mes këtyre të fundit. Në to dalin në dritë edhe kodet që ata përdornin me njëri-tjetrin. “Ka rezultuar se në bisedë e sipër, i pandehuri Florian Qatipi i ka thënë atij (agjentit) se ai është në gjendje të sigurojë shumën prej 50 000 eurosh të falsifikuara, por fillimisht duhet një kapar 1000 euro dhe duhet një afat një muaj e gjysmë për t’i bërë gati. Pasi nuk kanë rënë dakord, ata të dy kanë lënë një takim tjetër për datën 20.02.2013, në orën 17:00. Pasi është ndarë me punonjësin e policisë me emrin G…, i pandehuri Florian Qatipi ka bërë një bisedë me të pandehurin Klodian Çeka, ku nga përgjimet është mësuar të ketë thënë se ai shoku e mori kostumin me 25 për qind, dhe përsëri i pandehuri Klodian e ka pyetur për përqindjen dhe ai i ka thënë se për atë kostumin e kishte lënë të fundit për 20 për qind”, thuhej në vendimin e gjykatës. Në një tjetër përgjim mes të pandehurit Cici dhe Hajdari thuhet: “I ka kërkuar nëse do vinte sot, ndërsa ky i fundit i thotë që ta lëmë për nesër, pasi sipas tij, kishte edhe ca punë, duke u shprehur se ‘… kuptohet, janë dhe 100 metra tavan, janë gjithsej 200 metra tavan’. I pandehuri Cici i kërkon të dijë se në çfarë procesi je? Këtij shtetasi, i pandehuri Çezar Hajdari i shpjegon se llogarit 2 metra për 1 metër, i bie 400 metra, pra 6-8 orë, duke u bërë fjalë për 200 copë kartëmonedha të falsifikuara, prerje 50-she”, thuhej në vendim.

ARMAND BAJRAMI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi