Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

7 rregullat për higjienën intime te femrat Empty 7 rregullat për higjienën intime te femrat

Mon 29 Jul 2013 - 12:15
7 rregullat për higjienën intime te femrat Lady_albania_Disa_rregulla_te_dobishme_per_higjenen_intime_001-300x200
Kur flitet për higjienën intime, duhet nisur fillimisht me shëndetin e femrës, ndaj në këtë pjesë nuk tolerohen gabime. Çdo problem i vetëm duhet kuruar deri në detaj, ndaj duhen ditur disa rregulla për të mbajtur një higjienë intime perfekte.

1-Sa herë. Mos e teproni, nëse laheni shumë shpesh rrezikoni të thani lëkurën, ndaj rekomandohet të laheni dy herë në ditë, në zgjim dhe në darkë, para se të shkoni të flini. Më shpesh duhet të laheni gjatë ciklit, sa herë ndërroni pecetën, në mënyrë që të evitoni praninë e baktereve në zonën gjenitale.

2-Ku duhet të përqendrohemi. Niseni fillimisht nga vagina dhe më tej në anësore, asnjëherë e kundërta, pasi mund të provokoni futjen e mikrobeve në mitër. Do ishte më mirë që ti lani dy pjesët në mënyrë të ndarë.

3-Përdorni shumë ujë. Larja me shumë ujë, eviton mbetjen e detergjenteve duke e lënë lëkurën të pastër.

4-Cilin detergjent. Niveli i pH optimal për të mbrojtur lëkurën është mes 5 dhe 6. Ndaj sapuni me të cilin lani duart që e ka nivelin e Ph 7, nuk është i përshtatshëm.<

>5-Si të thaheni. Lagështia është një vend i preferuar për bakteret, ndaj është e nevojshme që të thaheni mirë dhe pa nxitim. Peshqiri duhet ndërruar çdo ditë dhe nuk duhet ndarë me asnjë anëtar të familjes, veçanërisht me fëmijët. Kur nuk jeni në shtëpi, përdorni vetëm peceta një përdorimshe, të cilat duhet ti hidhni më pas.

6-Cilin deodorant. Nëse ka një element që acaron mukozën ai është alkooli. Ndaj kontrolloni që deodoranti që përdorni në zonën intime të mos e përmbajë këtë element. Mos e përdorni kur keni infeksione, apo kur jeni me kurë.

7-Çdo moshë ka produktin e vetë- Detergjenti i nënës, nuk bën për vajzën, pasi aciditeti për lëkurën e tyre e ka pH e lartë, ndaj mjafton një sapun neutral. Gjatë menopauzës, rekomandohet të përdoren produkte me elementë hidratues.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi