Mesazhe kërcënuese 14-vjeçares italiane nga Shqipëria: Duam video erotike
Thu 1 Aug 2013 - 21:00
ITALI - Një vajzë 14-vjeçare italiane është kërcënuar me jetë nga disa shqiptarë, nëse nuk realizonte video erotike dhe e dërgonte ato në një adresë e-mail-i. Këtë e bën të ditur Prokuroria e Salernos, e cila i ka dërguar një letërporosie Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, përmes së cilës kërkohet ndihmë nga pala shqiptare për identifikimin e autorëve, që aktualisht dyshohet se janë dy. Letërporosia ka ardhur në Ministrinë tonë, më 11 janar të 2013-ës. Pasi është shqyrtuar dosja në ngarkim të dy personave që jetojnë në Shqipëri, gjykata ka urdhëruar prokurorinë shqiptare të kryejë hetimet për llogari të prokurorisë së Salernos.
Nëse do të verifikohen akuzat ndaj shqiptarëve ata rrezikojnë të mbyllen në qeli. Adoleshentja italiane, mesazhet kërcënuese i ka marrë më datë 08.10.2012 dhe më parë nëpërmjet adresave elektronike për të kryer pa dëshirën e saj video me përmbajtje erotike.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi