Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Bulqizë, grabisin me armë e maska kambistin në kamion, një në pranga Empty Bulqizë, grabisin me armë e maska kambistin në kamion, një në pranga

Fri 2 Aug 2013 - 12:06
BULQIZË- Rikthehen grabitjet me armë e maska. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur mesditën e sotme një kambisit që udhëtonte me një kamion.
Bulqizë, grabisin me armë e maska kambistin në kamion, një në pranga 1z6vdb4
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ostren të Bulqizës, rreth orës 16:30, teksa nën kërcënimin e armëve dy persona të maskuar kanë ndaluar kamionin që drejtohej nga shtetasi Astrit Koleci dhe kanë grabitur të hollat që kishte me vete pasagjeri Ulmi Tomja.

Mësohet se kambistit Tomja i janë grabitur 3 mijë euro, ndërsa menjëherë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkaq, policia e Bulqizës nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa në më pak se një orë arriti të kapë një prej autorëve të grabitjes. Sipas tyre, njëri nga autorët e ngjarjes është 20-vjecari Shefki Muka, të cilit i është gjetur edhe një maskë. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi