Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Viti 2011 u prit me fishekzjarre Empty Viti 2011 u prit me fishekzjarre

Sat 1 Jan 2011 - 21:14
Me dritat shumëngjyrëshe dhe zhurmën e qindra fishekzjarreve është festuar ardhja e vitit 2011, minutat e para të të cilit janë shoqëruar me përqafime uruese ndaj njerëzve më të afërt, për të uruar një vit të mbarë dhe të lumtur.

Ndërkohë, sapo 2010-a ia ka lënë stafetën 2011-ës, pas orës 12 njerëzit kanë vërshuar në rrugë dhe në rrugët e Tiranës, ndryshe nga orët e netëve të zakonshme, trafiku është rikthyer në disa akse.

Shumë të rinj kanë dalë në rrugë, disa për të hedhur fishekzjarre deri në agim, e të tjerë për të vrapuar drejt lokaleve të tejmbushura me njerëz që kanë festuar të pagjumë.

Por jo cdo gjë ka shkuar vaj për të tjerë që festonin ndërrimin e viteve me fishekzjarre.

Pesë persona janë dëmtuar, katër prej të cilëve të mitur dhe adoleshentë dhe vetëm njëri në moshë madhore. Ky i fundit, së bashku me një 15-vjecar janë shtuar në spital për kurim të mëtejshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi