Përplasje me armë mes dy familjeve të një fisi për një gardh. Plagosen babë e bir
Sun 4 Aug 2013 - 0:05
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrësit, ku dy familje të të njëjtit fis janë përplasur me armë mes tyre. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga të shtënat kanë mbetur të plagosur atë e bir, Gjon dhe Renato Zefi, 54 dhe 20 vjeç, banues në Rrushkull. Sipas burimeve, nga hetimet ka rezultuar se autor i plagosjes së dyfishtë është nipi dhe njëkohësisht kushëriri i Zefajve, Petraq Zefi.
Gjithashtu, nga dëshmitë e mbledhura ka rezultuar se shkak i konfliktit janë bërë debatet e herëpashershme për një gardh mes dy shtëpive. Ky nuk është sherri i parë mes familjeve të një fisi dhe pothuajse gjithmonë shkaktohen për arsye pronësie.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Re: Përplasje me armë mes dy familjeve të një fisi për një gardh. Plagosen babë e bir
Sun 4 Aug 2013 - 1:10
Gjithmon ne shqiptaret jemi vra per nje gardh ose per nje gje te pa rendesishme!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi