Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Sat 6 Apr 2013 - 11:11
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Vrasja-300x198Një ngjarje e rëndë është shënuar në rreth orës 03:00 në një lokal nate në zonën e Kasharit në Tiranë. Sipas policisë vrasja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve të cilët kanë qenë klientë në local. Ata pas konfrontimit me njëri tjetrin kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë qëlluar. Plumbat kanë kapur në mënyrë aksidentale 26- vjeçaren Sonila Tafaj e cila punonte si balerinë në local.
Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, ajo nuk u ka rezistuar plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Sun 7 Apr 2013 - 12:26
Ja si u ekzekutua balerina 26 vjecare me dy plumba në DREAM CITY!
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Sonla-225x30026- vjeçarja, Sonila Dervishi, e cila është vrarë rreth orës 03:00 e mëngjesit të së shtunës, ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat mes dy grupeve djeshmsh të cilët janë konfrontuar fillimisht brenda loalit dhe më pas kanë dalë jashtë. Sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje, thuhet se dy grupet e të rinjve janë konfliktuar fillimisht në lokal pasi kanë ngacmuar vajzat që ndodheshin në tavolinë. Pas sherrit që ka nisur me grushte në lokal, kanë ndërhyrë personeli i sigurisë duke i nxjerrë të dy grupet në ambientet e jashtme të lokalit.
Aty ata kanë marrë armët nga mainat dhe në përpjekje për të vrarë kundërshtarët, kanë qëlluar mbi Solina Dervishin, e cila ndodhej nën shoqërinë e një prej grupeve që janë përfshirë në sherr.


Deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar apo dhe të identifikuar si autor të ngjarjes megjithëse janë shoqëruar shumë persona për të hedhur dritë mbi ngjarjen. As personeli i sigurisë apo dhe kamerierët e lokalit kanë deklaruar se nuk dinë kush ishin personat që janë konfliktuar. Atat dëshmuan se Sonila për një kohë të caktuar ka punuar në këtë lokal si balerinë, por kohët e fundit vinte aty thjesht si kliente./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Sun 7 Apr 2013 - 20:19
Policia në dilemë, vrasësi i balerinës nipi i Agron Kuliçaj…!
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Sonila-225x300Pas angazhimit të strukturave të policisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, është i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të vrasjes së balerinës!
Polica e Tiranës njoftoi se ka mundur të identifikoj autorin e vrasjes së balerinës Sonila Tafës, i cili është nipi i Agron Kuliçaj dhe është 34-vjeçari Artur Koliçi me origjinë nga një fshat në Tropojë por që prej shumë vitesh banon në Durrës.


Gjithashtu policia bëri me dije s 34-vjeçari Artur Koliçi nuk ka qenë i vetëm në momentin e krimit dhe se ka patur bashkëpunëtor, i cili është arrestuar nga policia dhe është shtetasi Endon Barajktari. Në kontrollin që u bë në banesën e tij u gjet një armë automatike tip kallashnikov dhe makina e autorit të vrasjes./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Sun 7 Apr 2013 - 21:45
gjynaf
si su bone njeher njerez keto tropojanet mer ????
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Sun 7 Apr 2013 - 21:59
Po su mblodhen armet skemi gje ne terezi ne, per nje gje me te vogel direkt armet kapin keta
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Ekzekutohet në lokal nate balerina 26 vjeçe, policia identifikon autorin

Mon 8 Apr 2013 - 11:31
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare SONILA%20TPolicia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes së Sonila Tafës, balerinës e cila humbi jetën aksidentalisht në një klub nate në Tiranë. Autori i vrasjes dyshohet të jetë, 34-vjeçari Artur Kuliçit me origjinë nga një fshat i Tropojës dhe me banim në Durrës.

Policia pas identifikimit ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që ka nisur kontrollin në banesë dhe negociata me familjaret për kapjen e tij.

Por sot policia ka bërë të mundur arrestimin e Edon Barajktarin si bashkëpunëtor të Artur Kuliçit. Nga hetimet paraprake mësohet se në banesën e Edon Barajktarit u gjet makina e Artur Kuliçit si dhe një armë e tipit kallashnikov.

Nikoleta Kovaçi

-Tmerr, panik, plumba dhe më pas një viktimë. Viktima është një vajzë vetëm 26 vjeçe. Quhej Sonila Tafa, e diplomuar në Akademinë e Arteve dhe e punësuar si balerinë në lokalin që është kthyer në shesh-betejë dy net më parë. Është qëlluar për vdekje. Policia nuk ka ende asnjë version për ngjarjen, veç faktit se vajza nuk ka qenë objekt i sulmit me armë të personit që ka qëlluar në lokal me kallashnikov. Vajza është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak me një plumb në kokë dhe një në trup. Janë shpërndarë turma dhe bashkë me ta ka ikur edhe autori i krimit. Policia ende nuk e ka arrestuar por orëve të vona bëri me dije se është identifikuar. Janë shoqëruar të gjithë personat që janë gjendur në vendin e ngjarjes si dhe ato që kanë qenë para se të shkonte policia. Është shoqëruar personeli dhe të gjithë personat që kishin dijeni për ngjarjen. Policia ka dalë me një deklaratë mesditën e djeshme, duke sqaruar vetëm emrin e viktimës, ndërsa asnjë e dhënë tjetër nuk e shoqëron ngjarjen e rëndë, ku vajza 26 vjeçe është qëlluar për vdekje në ambientet e lokalit. Policia bën me dije se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes të rinjsh në lokal, ndërsa vendngjarja ditën e djeshme ka qenë spostuar në ambientet e jashtme të lokalit. Aty policia kishte rrethuar vendin ku kishin mbetur gëzhojat. Policia jo zyrtarisht ka bërë me dije se janë mbledhur 6 gëzhoja, ndërkohë që gjithë ambienti është nën fokusin e kamerave të sigurisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Dream City”, në afërsi të “Casa Italia”, ose e njohur ndryshe si zona e Kasharit.

Ngjarja në versionin e dëshmitarëve okular

Mësohet se gjithçka ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të djeshëm. Sherri ka nisur në afërsi të banakut vendit ku kërcenin balerinat. Dyshohet se një tavolinë të rinjsh ka nisur debatin me balerinat. Madje sipas dyshimeve të para bëhet me dije se njëri prej tavolinës nga ku është nisur sherri, sinjalin e ngacmimit e ka patur pikërisht për balerinën që më pas humbi edhe jetën. Gjithçka tregohet nga dëshmitarë okular që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa personi me të cilin kontaktoi “Shekulli” ditën e djeshme, tregon se ndodhej larg tavolinës ku ka nisur edhe sherri. Ai thotë: “Kam parë të fluturohen shishe, të ulërihet dhe të plasë një panik i madh në ambientet e brendshme. Me grupin e miqve të mi, kemi tentuar të dalin përjashta, por dera ka qenë e zënë dhe jemi mbështetur te muri për të bërë të mundur daljen sa më parë, momentin kur të lirohej dera. Nuk dimë se si kanë rrjedhur ngjarjet, pasi secili shikonte për të shpëtuar veten. Por kemi parë të qëllohet me armë. Nuk jam i sigurt, nëse personi i armatosur ishte brenda apo ka ardhur nga jashtë, por që di që gjithçka ka nisur nga një tavolinë djemsh të cilët ishin në moshë rreth të 30-ve dhe se ishin thuajse të gjithë të së njëjtës krahine, pasi në momentet e sherrit, dëgjohej i njëjti dialekt”.

Vrasja

Referuar të dhënave të policisë mësohet se gjithçka ka ndodhur në ambientet e lokalit, por që nga hetimet e para të ditës së djeshme është mësuar se Sonila Tafa, nuk ka qenë objekt i atij sulmi me armë. Sipas të dhënave, njëri nga djemtë pas sherrit që ka patur në ambientet e lokalit, ka dalë përjashta, ka shkuar te makina e tij, ka marrë armën dhe ka hyrë brenda. Ka qëlluar në ajër dhe plumbat kanë kapur vajzën. Fillimisht u tha se plumbat kanë bërë rekoshet, por fakti që janë zbuluar dy plagë në trupin e balerinës profesioniste, policia ka ngritur dyshimin se dyshohet mos vajza është vrarë qëllimisht nga autori i cili ka ikur në drejtim të paditur. Policia bëri me dije ditën e djeshme se personeli i lokalit ka theksuar gjatë dëshmisë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se personi nuk ka pasur si qëllim vrasjen e vajzës, por nga fakti që është nxjerrë përjashta nga rojet e sigurisë së lokalit, ai ka dashur të qëllojë mbi personelin e sigurisë. Gjithashtu policia në vendin e ngjarjes, jashtë lokali ka rrethuar 4 vende ngjarjeje ku thuhet se janë gjetur gëzhojat e armës automatike, ndërsa nuk bëhet me dije se sa plumba në të vërtetë janë nxjerrë nga armë, brenda dhe jashtë lokalit.

Policia: Kemi identifikuar autorin, do e kapim

Orëve të vona të mbrëmjes së djeshme policia ka pranuar se është identifikuar autori i krimit të rëndë. Gjithçka mësohet se është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit si dhe nga personat e panumërt që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 6 dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të krimeve të Rënda, ndërsa krerët e Policisë dje nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj mbi ngjarjen e rëndë dhe të paprecedent. Sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se personi është mësuar shumë vonë, ndërsa janë rimarrë në pyetje disa herë personeli. Janë siguruar dëshmitë e të gjithë të pranishmëve që kanë dijeni mbi ngjarjen dhe janë ekspertuar pamjet filmike të të gjithë sherrit që solli edhe vrasjen. Mësohet se familja e vajzës e ka tërhequr mjaft vonë trupin e pa jetë nga morgu ditën e djeshme, ndërsa lamtumira për profesionisten e baletit është përcaktuar për ditën e djeshme. Ajo mësohet se është vajza e vogël në familje dhe se punonte prej pak kohësh si balerinë. Referuar të dhënave të policisë, saktësohet se janë dy versione të zbuluara nga dëshmitë; e para lidhet me faktin që autori ka hyrë i armatosur në lokal dhe ka qëlluar mbi tavolinën me të cilën ishte konfliktuar dhe plumbat kanë kapur balerinën, ndërsa versioni i tjetër që është dhënë nga personeli i lokalit të natës, ka saktësuar se personi ka bërë sherr në lokal, është nxjerrë jashtë nga rojet dhe më pas ka pritur derisa kanë dalë personeli i lokalit përjashta duke qëlluar mbi ta. Plumbi ka bërë rekoshet dhe ka vrarë Sonilën. Policia po punon intensivisht për të zbardhur ngjarjen e plotë, ndërsa në faqen zyrtare të “Dream City”, në Facce Book, është paralajmëruar se lokali do të jetë i mbyllur për një javë, pasi aty ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku aksidentalisht ka humbur jetën një balerinë.

Deklarata e Policisë së Tiranës

“Ditën e sotme (dje) rreth orës 03.00’ është marrë njoftim se në një lokal nate në zonën e Kasharit në Tiranë, është plagosur me armë zjarri shtetasja Sonila Riza Tafa, 26 vjeç, banuese në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë duke formuar grupin e posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit dhe ekspert kriminalist, me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjsh në këtë lokal nate, ku viktima është qëlluar dhe si pasojë më pas ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (djeshme). Aktualisht nga strukturat e Policisë së Tiranës, po punohet intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje, duke mbledhur dhe administruar provat si dhe marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. Për çdo ecuri të këtij hetimi në drejtim të kapjes së autorëve do t’ju informojmë sërish.”//shekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Mon 8 Apr 2013 - 16:22
Shoqja e balerës së vrarë tregon krimin, policia më keqtrajtoi edhe pse isha plagosur
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Tafa-300x173Romina Kaso, shoqja e balerines 26 vjecare Sonila Tafa, e cila u vra në lokalin e natës “DreamCity”, duke u gdhirë e shtuna, rrëfen se ato momente kanë qenë duke dalë jashtë dhe nuk ishin në dijeni të sherrit. Sipas saj personi që ka qëlluar me armë ka qenë në sediljen e parë të mjetit dhe ka qëlluar nga dritarja.
“Di që nuk kemi pasur problem me askënd dhe për këtë jam e bindur se personi nuk na ka pasur neve në shenjestër. Ishte fati i zi i Sonilës , se ato plumba mund të kishin rënë edhe mbi mua edhe shokun tim.Por ne thjesht ishim jetëgjatë”- shprehet Romina në një intervistë mediatike.


Më pas ajo thotë se policia i ka trajtuar si të ishin kriminelë. Madje edhe mjekët e spitalit ushtarak kur shkoi pas plagëve të marrë në këmbë.”Tani e kuptoj vërtet se çfarë qenka policia, pasi s’më kishte ra më parë. Shkova të mjekohesha dhe më thanë mjekët, apo infermierët, apo ku di gjë unë; ik se s’ke gjë.Më pas na morën pëe orë me rradhë në policinë e Tiranës të jepnim deklarime dhe nuk na lejuan as të bënim një telefonatë me famljen apo ndonjë njeri tonin. Ishte e tmerrshme. Me plagë kam qëndruar në polici dhe pasi më aknë lëshuar kam shkuar sërish në Spitalin Ushtarak”, rrëfen Sonila./alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Mon 8 Apr 2013 - 17:12
krejt u vrane mbas balerinave,ncccnccc
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Tue 9 Apr 2013 - 13:05
Ja cfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë gjatë vrasjes së balerinës 26 vjecare Sonila Tafa!
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Sonila-tafa-300x213Kamerat e sigurisë së diskotekës “Dream City” në Tiranë ku u vra balerina 26-vjeçare Sonila Tafa kanë zbardhur gjithë ngjarjen e asaj nate tragjike. Shtetasit e dyshuar Artur Kuliçi dhe Endon Bajraktari, të shoqëruar nga një vajzë e moshës rreth të 20-tave, kanë qenë ulur në një tavolinë në zonën e diskotekës që njihet si “zona me ulëse”ku ka qenë edhe balerina Sonila Tafa me partnerin e saj dhe një kolege, e cila nga ana e saj shoqërohej edhe ajo nga një djalë. Kamerat e brendshme të lokalit kanë fiksuar një debat me gjeste mes dy tavolinave, por policia nuk konfirmonte nëse konflikti ka qenë mes tavolinës ku ishin autorët e krimit dhe tavolinës ku ndodhej balerina, apo ndonjë tavoline tjetër. Pas gjesteve dhe fjalëve të hedhura mes palëve ka pasur disa goditje me gota dhe me shishe dhe më pas kanë ndërhyrë truprojat e diskotekës të cilët I kanë nxjerrë jashtë Kulicajn dhe shoqërinë e tij.
Nga pamjet filmime vërehet se 34-vjeçari Kuliçi nuk ka qenë dakord të dilte nga lokali, madje ka kundërshtuar aktivisht të largohej, ndërsa më pas ata kanë ikur në këmbë nga pjesa e përparme e lokalit të natës, për t’u kthyer aty rreth 20 minuta më vonë me një makinë tip ‘BMË’, seria 7.
Nga pamjet filmime rezulton se në këtë kohë, makina ka kaluar para lokalit të natës “Dream city” dhe kur ndodhej paralel me hyrjen kryesore, përballë saj, ka pasur disa të shtëna me armë”, thanë burimet e Policisë.


Pas të shtënave, rojat e diskotekës kanë hyrë brenda rrethimit dhe tre personat që ndodheshin para Sonila Tafës, duke dalë nga lokali, kanë lëvizur çrregullt dhe plumbi ka marrë vetëm balerinën e cila ndërroi jetë pak caste më pas./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Thu 25 Apr 2013 - 14:05
Mbyllen hetimet për vrasjen e balerinës, policia s’ka asnjë gjurmë për autorin
Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare 326Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë mbyllur hetimet për vrasjen e balerinës Sonila Tafa. Për veprën penale të “vrasjes me dashje” akuzohet Artur Kuliçi si dhe të gjitha provat dhe materialet e mbledhura nga grupi hetimor implikojnë atë në këtë ngjarje të rëndë. Grupi hetimor edhe pse ka akuzuar si autor të vrasjes Kuliçin ende nuk ka gjetur armën me të cilën ai ka qëlluar.
Tafa u vra nga një plumb rikoshet mbrëmjen e 5 prillit, teksa ishte duke dalë nga lokali “Dream City”, ku ajo kishte kaluar disa orë me shoqërinë e saj./alb-observer.com/

Sponsored content

Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare Empty Re: Tragjike: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet aksidentalisht balerina 26 vjecare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi